Parodistët e Vlorës: Nderim Gjergj Vlashit.

Описание к видео Parodistët e Vlorës: Nderim Gjergj Vlashit.

“Nderim Gjergj Vlashit”

Parodistët e Vlorës: Agron Hamo, Afrim Agalliu.

(Vlorë, 2022)


Gjergj Vlashi, (Durrës 13. 07. 1928 - Durrës 04. 10. 2020) shkrimtar, dramaturg dhe përkthyes i autorëve të rëndësishëm të letërsisë botërore në gjuhën shqipe, konsiderohet si regjisori modernizues i estradës dhe një nga themeluesit e varietesë muzikore. Ai ishte personazh-kyç i tri periudhave të zhvillimit të artit të dramës dhe i teatrit shqiptar: para lufte, mbas saj, si dhe gjatë tranzicionit të pas viteve 1990.
Gjergj Vlashi mban tituj dhe dekorata të larta si “Artist i Popullit” dhe “Mjeshtër i Madh”. Në vitin 2007 është nderuar me urdhrin “Nderi i Kombit” nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë me motivacionin: “Në vlerësim të figurës së tij si shkrimtar, dramaturg dhe si themelues i estradës shqiptare, në nderim të veprave dhe kryeveprave të vëna në skenë në mjaft qytete të Shqipërisë, duke u bërë një personalitet i pazëvendësueshëm i artit dhe letërsisë së vendit tonë”.

Комментарии

Информация по комментариям в разработке