Klan News - 15 kandidatë për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë

Описание к видео Klan News - 15 kandidatë për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë

Ministria e Brendshme ka bërë publike listën me emrat që kanë paraqitur interes për të kandiduar për drejtor të përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Pas përfundimit të afatit që ishte të mërkurën në orën 24:00, kanë aplikuar 15 veta. Ata janë drejtues aktual, por edhe ish-drejtues të cilët prej vitesh nuk janë pjesë e kupolës së policisë.

Në garë për drejtues të 12 mijë punonjësve të policisë, kanë shprehur 3 drejtues qarqesh. Ata janë Ardian Çipa, drejtori i Gjirokastrës, Ilir Proda, drejtori i Elbasanit dhe Skënder Hita, drejtori i Durrësit.

Për të marrë një post më të lartë nga Drejtoria e Përgjithshme kanë aplikuar 6 drejtues. Ata janë Adriatik Tafçiu shef sektori në Policinë e Shtetit, Idajet Faskaj, drejtor i Interpol, Lufti Minxhozi drejtor i Europol, Neritan Nallbati drejtor i Policisë Kriminale, Pëllumb Seferi Drejtor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Rebani Jaupi drejtor për Rendin dhe Sigurinë.

Nga Akademia e Sigurisë janë paraqitur dy kandidatura. Ata janë Gentjan Shehaj drejtor i kurrikulave dhe Sami Rasha pedagog në Akademi. Interes për të drejtuar strukturën e policisë ka shprehur dhe zëvendës drejtori i policisë së Lezhës, Altin Mena.

Në afatin 7 ditor kanë shprehur interes dhe 3 ish-drejtues policie të cilët janë larguar vite më parë nga radhët e uniformave blu. Ata janë Hajrulla Xhivini, Ibrahim Disha dhe Shemsi Prençi. Këta të fundit pavarësisht se kanë aplikuar sipas Ministrisë së Brendshme nuk plotësojnë kriteret pasi drejtori i Policisë së Shtetit duhet të jetë aktualisht pjesë e policisë.

Pas kësaj faze, komisioni i posaçëm që përbëhet nga sekretarja e Ministrisë së Brendshme Suzana Hoxha, zëvëndës ministri Besfort Lamallari dhe drejtori i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Florian Sulejmani, brenda 10 ditësh punë, do shqyrtojnë aplikimet. Ministria e Brendshme pas 10 ditësh punë do listojë kandidatët që kualifikohen dhe skualifikohen. Më pas bëhet intervistimi i kandidatëve dhe vlerësimi i dokumentacionit të dërguar. Pas përzgjedhjes së njërit prej tyre, ministri i Brendshëm Ervin Hoxha do ia propozojë Kryeministrit.

SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/
Follow Klan News on Facebook:   / klannews  
Follow @klannews on Instagram:   / tvklannews  
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan

Комментарии

Информация по комментариям в разработке