Konvertimi fetar në Kosovë, kosovarët kthehen nga myslimanë në katolikë - (4 Gusht 2008)

Описание к видео Konvertimi fetar në Kosovë, kosovarët kthehen nga myslimanë në katolikë - (4 Gusht 2008)

Lajme arkiva 2008

Një dukuri e re po shfaqet në Kosovë, konvertimi. 19 persona ndërruan fenë e tyre myslimane për atë katolike, ngjashëm vepruan një javë më parë edhe 3 të tjerë. Pjesa më e madhe e fshatit të Drenicës po ashtu përqafojë katolicizmin në qershor. Ata thonë se gjithçka apo ndodh në mënyrë të vullnetshme dhe se këtë hap po e marrin të shtyrë nga dëshira për t’ju kthyer fesë së të parëve të tyre.

Naser (Gjon) Mehaj: “Faktikisht duhet të ngjasi te fjala konvertim. Për mendimin tim nuk është ai konvertim, kjo është një rimarrje e fesë të parëve tanë”.

Nard Mehaj: “Ka vite që mendojmë që të hyjmë në këtë, në fenë e të parëve tanë dmth ilirëve. Kështu që është një e drejtë e jona që ta marrim këtë guxim sot”.

Isak Mehaj: “Gjyshërit tanë të më parshëm kanë qenë katolik kështu që kam vendos të shkoj në drejtimin e tyre”.

19 personat që u konvertuan, i takojnë familjes Mehaj nga një fshat i komunës së Istogut. Të shoqëruar nga nunat e tyre, ata janë pagëzuar e më pas krezmua nga famullitari i Zagugjanit Don Prend Kola. Disa nga ata kanë ndërruar edhe emrat kështu Naseri u bë Gjon, Abdyli Isak, e Sevdaja Gonxhe. Famullitari Dom Pren Kola, pohon se ka kërkesa të tjera për konvertim.

Dom Pren Kola: “Ka kërkesa të shumta të individëve, të familjarëve por besoj se dita e sotme ishte një sikurse e thotë populli një thyerje e akullit. Një akullit të fortë”.

Kosova si vend me shumicë myslimane, ka kultivuar vazhdimisht tolerancën fetare. Konvertimi ndërkaq i cili ka filluar të shfaqet së fundi me përmasa më të mëdha nuk është duke u parë me habi./tvklan.al


SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan  
Follow rtvklan on Instagram:   / rtvklan  
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Комментарии

Информация по комментариям в разработке