E akuzuan se ka lidhje me kartelin meksikan, shqiptari tregon a ka biznese në Shqipëri

Описание к видео E akuzuan se ka lidhje me kartelin meksikan, shqiptari tregon a ka biznese në Shqipëri

L.H., biznesmeni i cili është vënë në qendër të akuzave të mediave meksikane, por që gjeti vend edhe në disa nga portalet shqiptare se po investon në Shqipëri paratë e kartelit meksikan të Sinaloas, ka qenë mbrëmjen e sotme i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan. Gjatë intervistës, ai ka treguar se ka vetëm 1 aksion në një kazino në Vlorë dhe asnjë biznes tjetër.

Blendi Fevziu: A keni biznese në Shqipëri?

Biznesmeni: Jam i lidhur me X kazino në Vlorë, kompania jonë ka 1 aksion. Kaq është biznesi im në Shqipëri.

Po ashtu, ai i ka dhënë përgjigje edhe pyetjes së drejtuar nga gazetari Blendi Fevziu se a ka biznese në Panama.

Biznesmeni: (Qesh). Për herë të parë në Panama kam shkuar në vitin 2020 dhe kemi shkuar për të parë mundësinë që të hynim në treg dhe unë nuk kam pasur asnjë llogari bankare, asnjë lidhje me biznese dhe s’kam pasur asnjë gjë.

L.H. është biznesmen prej vitesh në Meksikë ku ka biznese të lojërave të fatit por edhe restorante.

#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan

Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë – e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan  
Follow Tvklan on Instagram:   / rtvklan  
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Комментарии

Информация по комментариям в разработке