Fërgesë me speca është shumë e shijshme me besoni për këtë që ju them vetëm ju ngelet ta provoni

Описание к видео Fërgesë me speca është shumë e shijshme me besoni për këtë që ju them vetëm ju ngelet ta provoni

Përshëndetje dhe mire së vini në kanalin tim për të ndjekur recetat e mia.
Sot do të përgatisim një recetë që po thuajse gjithkush e di ose gjithkush e ka degjuar fërgesë me speca, gjizë e domate.Po unë sot do ta demostrojë sipas mënyrës time.
Si fillim i kemi përgatitur të gjithë përbërësit që na duhen dhe na ngelet vetëm të fillojmë nga përgatitja e recetës.


Fërgesë me speca, gjizë e domate nga Gatuaj me Marjanën
Përbërësit
300 gr gjizë të thatë (jo të ujshme)
5 speca të kuqe (të mëdha)
3 speca jeshile(të mëdha)
4 hudhra të freskëta me kërcell dhe gjethe
1 filxhanë çaj me pure salcë domate
250 gr pure domate të freskët
1 filxhanë çaj me vaj ulliri
1 tufë majdanozë
Kripë
Piper të zi
Përgatitja
Në një tigan hedhim vajin e ullirit ku vendosim hudhrat për ti skuqur.
Në recetën e fërgesës kam përdorur hudhra të njoma të cilat i kam ngrire bashkë me gjethet. Unë zakonisht në këtë recetë përdor hudhra të thata dhe me këte sasi përbërës hedh 2 kokrra hudhra.
Hudhra i jep shumë shije fërgesës.
Në fakt receta tradicionale nuk e ka hudhrën në përbërës po unë e kam shtuar vetë dhe kjo është ajo që unë them që është sipas mënyrës time.
Hudhrat do ti kaurdisim deri sa ato të nxjerrin erën e tyre plotësisht ku nder kohe edhe na jane skuqur pak.
Hudhrat e kanë nxjerre plotësisht erën e tyre tani hedhim specat të cilat i kemi prerë në copa të vogla.

Specat mund ti prisja edhe në copa të mëdha po unë zgjodha që ti prisja në copa të vogla.
Ju mund ta bëni fërgesën vetëm me speca jeshil ose të kuq kjo nuk ka rendësi fare. Unë sot po e bej me speca te kuq e jeshil për ti dhënë një dekuracion të bukur fërgesës që po përgatisim.
Specat e kuq dhe jeshil që hodhëm i trazojmë mire që të marrin mire edhe hudhrën.
Specat do ti kaurdisim pak dhe i vendosim kapun ku do i lëmë për 2-3 minuta që ato të zbuten në avullin e tyre.
I heqim kapakun i trazojmë dhe përsëri i vendosim kapakun ku lëmë të na skuqen pak.
Specat na janë bërë aq sa duhen dhe tani është momenti të hedhim puren e domates.
Unë po përdor edhe salcë pure domate të cilën e kam përgatitur vete që vjet (jo salcë domate koncentrat) dhe, gjithashtu po përdor edhe pure domate të freskët.
I trazojmë mire që pureja e domates të bashkohet plotësisht me specat.
Do ti lëmë të mbuluara me kapak duke i trazuar herë pas here deri sa specat me domaten të na dalin plotësisht në lyrë.
Hedhim kripën dhe piperin e zi.
Gjella na ka dale në lyre dhe tani është moment të hedhim gjizën.
Gjiza duhet të jetë e thatë dhe jo e ujëshme po edhe e pak e yndyrshme.

E përziejmë mire që të bëhet një masë e njejte me specat dhe domaten gjithshtu duhet trazuar herë pas here që ajo të tretet plotësisht me gjellen që mos të mbetet kokrra kokrra.
Në moment që gjiza na është tretur plotësisht do ta lëmë në zjarrë vetëm 2 minuta.
Vendosim majdanozin e grirë ku fërgesës do ti japi një aromë shumë të mire.
E heqim nga zjarri e hedhim tek enët e baltës ose në një tavë si të dëshironi kjo varet nga ju dhe e fusim në furrë për ta përfunduar fërgesën.

I fusim në furrë në temperaturën maksimale që ka furra juaj për 3-5 minuta.
Fërgesa është gati për tu servirur.
Unë j’ua rekomandojë këtë recetë ta bëni sipas mënyrës që unë demostrova sepse del shumë e shijshme. Për këtë do të më besoni vetëm duke e provuar recetën.
Ju bëftë mire !

Комментарии

Информация по комментариям в разработке