Pa Gjurme - Drama e djalit kur mëson fatin tragjik të nënës: Ndërroi jetë fillikat

Описание к видео Pa Gjurme - Drama e djalit kur mëson fatin tragjik të nënës: Ndërroi jetë fillikat

#pagjurme #odetadume #reportTV Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 16:00 në ekranin e Report Tv
Artur Guri, është 51-vjeçari nga Berati i cili prej më shumë se 2 vitesh është në kërkim të nënës Vasilika Lina, nga e cila fatkeqësisht nuk ruan asnjë fotografi që të mund të çmallet. Shkurtin e vitit 2021, u takuan tek stacioni i trenit në qytetin e Durrësit. Atë mëngjes u panë për herë të fundit, por gjendja shëndetësore e Vasilikës nuk ishte fortë e mirë. 78-vjeçarja u nda me të birin duke i thënë se ishte akomoduar në një hotel, ndërsa ai nuk mësoi asgjë më shumë për jetën e saj…
Që prej këtij episodi, Arturi nuk ka më asnjë të dhënë për fatin e nënës së tij Vasilika. Përveç disa informacioneve kontradikotore që gjithsesi nuk e kanë shpënë në gjurmët e saj.
Një jetë e trazuar për Arturin, nuk ka qenë e lehtë të përballojë zhdukjen e nënës në rrethana të mistershme.
Prindërit e tij u ndanë 44 vite më parë kur Arturi ishte 7 vjeç. Ai u rrit tek të afërmit, ndërsa nëna vazhdoi jetën e saj…
Një 51-vjeçar sot, Arturi ka krijuar familjen e tij dhe bashkë me të jeton edhe i ati. Dëshira më e madhe sot është të gjej nënën, pasi për të është shumë e vështirë të pranojë humbjen e saj.

Комментарии

Информация по комментариям в разработке