Pa Gjurme-Nëna e Brisildës reagon 6-muaj pas vdekjes:Trupi u fsheh në morg,vajza nuk bëri aksident!

Описание к видео Pa Gjurme-Nëna e Brisildës reagon 6-muaj pas vdekjes:Trupi u fsheh në morg,vajza nuk bëri aksident!

#pagjurme #odetadume #reportTV Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 16:00 në ekranin e Report Tv
Një foto që nuk e harroj nga të gjitha rastet që kam trajtuar në emision”- kështu e nisi moderatorja Odeta Dume pasditen e kësaj të enjte emisionin “Pa Gjurmë” në Report Tv, e cila risolli në fokus ngjarjen e rëndë të vdekjes së 22-vjeçares, Brisilda Nexhipi. 6 muaj pas vdekjes së saj, nëna Merita Nexhipi ritrokiti në studio, këtë herë për të kërkuar drejtësi. Ajo tregoi ecurinë e hetimeve mbi vdekjen e së bijës dhe nxorri në pah detaje mbi dosjen e saj. E aksidentuan apo e vranë atë natë? Nëna e saj ngriti dyshime për vdekjen e Brisildës, ndërsa e bindur ajo rrëfeu se nuk bëhej fjalë thjesht për një aksident, por se diçka më e madhe fshihet pas kësaj ngjarje.

“Çfarë donte vajza ime në atë orë aty? Kush e çoi vajzën time aty? Kërkoj drejtësi, nuk mund t’i lej autorët të lirë, ndërsa vajza ime kalbet nën dhe. Dyshoj për aksidentin, në dosjen e Prokurorisë nuk ka asnjë dokument dhe foto nga vendi i ngjarjes. Unë jam e sigurtë që trupi u fsheh në morg, si mundet 52 ditë të mos identifikohej? Për 8 ditë vajza ime do ishte varr pa emër.  Avokatja jonë zbuloi se pronari i makinës ishte djali i 58-vjeçarit. Dyshimet janë se babai ka marrë autorsinë e ngjarjes për të shpëtuar të birin. Autori i aksidentit ka ndryshuar disa herë dëshminë në Gjykatë. Vajza nuk mund të shkonte e vetme natën në autostradë.”

Pas vdekjes së Brisildës, e cila la pas një djalë të mitur, nëna Merita duhet të kujdeset për nipin e saj. Me lot në sy ajo rrëfeu se djali e përjetoi keq largimin e nënës nga kjo jetë dhe se vazhdimisht e kërkon.
“Nipi e përjetoi keq, kërkon ende nënën e tij. Dua të vërtetën e Brisildes, çfarë i bënë? Odeta, bashkë e nisëm këtë gjë dhe bashkë do ta përfundojmë.”

Kujtojmë se 22-vjeçarja Brisilda Nexhipi kishte humbur kontaktet me nënën e saj që prej nëntorit të 2022, ndërsa një muaj më pas më 22 dhjetor kishte mbërritur në Shqipëri pa dijeninë e askujt. Mirëpo, e reja u gjet e pajetë mëngjesin e 14 shkurtit të këtij viti në autostradën Tiranë-Durrës, në zonën e Fllakës. Trupi i saj për 52 ditë qëndroi në morgun e qytetit, i cili falë emisionit “Pa Gjumë” u arrit të identifikohej.

Комментарии

Информация по комментариям в разработке