"Ma lëshoni trupin në ujë,ose ma digjni"Këto ishin fjalët e Shaban Polluzhes.Plumbat e zunë në gjoks

Описание к видео "Ma lëshoni trupin në ujë,ose ma digjni"Këto ishin fjalët e Shaban Polluzhes.Plumbat e zunë në gjoks

Në emisionin "Autokton" të gazetares Anila Ahmataj u trajtua këtë mbrëmje jeta tragjike dhe veprimtaria luftarake, e Shaban Polluzhes. U shfaqën ekskluzivisht dëshmi tronditëse dhe fakte historike, ndër të tjera...
Shaban Polluzha, lindi në vitin 1871, në Polluzhë, vendbanim i qytetit të Drenicës. Ishte i biri i Mustafë Rexhep Kastratit që kishte vetëm një vëlla, Dervishin, i cili vdes ne moshë të re dhe nuk la trashëgimtar. Shaban Polluzha rrjedh nga një familje me një traditë të madhe atdhedashurie. Si i ri u inkuadrua në jeten politike, të cilën ia imponuan rrethanat dhe padrejtësitë e regjimeve pushtuese. Shaban Polluzha qysh në moshë të re, kishte një karakter dhe qëndrim të fortë. Në vijën e drejtë kombëtare ishte i frymëzuar nga babai i tij, Mustafa, i cili kishte qenë aktiv në luftërat e shqiptarve për çlirim nga zgjedha osmane. U përballë me bullgarë dhe austro-hungarezë. Shaban Polluzha veprimtarinë e tij atdhetare e ka filluar qysh në moshë të re, por veprimtaria e tij aktive fillon që në vitet e para të shek. XX, në Kuvendin e Drenicës i mbajtur në vitin 1903, në vendin e quajtur  “Fushat e Morinës”, i organizuar nga Hasan Prishtina.
Shaban Polluzha tregoj një intersim të madh në njoftimin dhe thirrjen e popullit, që të marrin pjesë në menyrë sa më masive në këtë Kuvend Kombëtar.
Shaban Polluzha që nga kjo periudhë ishte aktiv në jetën politike dhe kombëtare në mbrojtjen dhe çlirimin e atdheut nga pushtuesi osman,  si dhe më vonë nga ai serbo-malazez, e sidomos nga periudha e Shpalljës të Pavarësisë së Shqipërisë.  Ai ishte pjesëmarrës i disa kuvendeve të cilat ishin mbajtur në Drenicë në këtë periudhë kohore.
Në vitin 1941, Gjermania naziste sulmon  Jugosllavinë monarkiste,  forcat  të udhëhequra nga Drazha Mihajloviqi, u versulën mbi fshatrat e Artakollit, ku Shaban Polluzha me tërë forcen e tij ushtarake i doli në ndihmë, duke i shkatuar dëme të mëdha.

Subscribe në kanalin “News24 Albania”
për më shumë lajme:    / news24albania  
website: https://www.news24.al/
Ndiq News24 ne facebook : https://bit.ly/2K4vrI4
Ndiq News24 ne instagram : https://bit.ly/2M9HsPn
Ndiq News24 ne Twitter :   / news24al  
#news24albania #lajmeshqip #lajme #lajmifundit #News24AL #news24

Комментарии

Информация по комментариям в разработке