Edicioni i Lajmeve Tv Klan 13 Tetor 2024, ora

Описание к видео Edicioni i Lajmeve Tv Klan 13 Tetor 2024, ora

Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 13 Tetor 2024 #TvKlan #klanlajme
Spiker: Reis Çiço

Headlines 13 Tetor 2024

Rama në “La repubblica”: Asnjë emigrant s’mund të dalë nga Gjadri. Ç’ndodh brenda nuk na shqetëson
Kur pritet të mbërrijnë emigrantët e parë në Gjadër, kryeministri Rama deklaron se asnjë prej tyre nuk mund të dalë nga kampi. Në një intervistë për “La Republika” ai thotë ajo që ndodh brenda kampit është përgjegjësi e autoriteteve italiane.

Vetingu drejt fundit, mbeten edhe 6 magjistrate. 273 gjyqtare e prokurore, të shkarkuar në 7 vite
Po shkon drejt fundit procesi i vetingut pasi kanë mbetur për t’u vlerësuar vetëm 6 magjistratë nga 805 që kishte i gjithë sistemi.
Në 7 vite u shkarkuan apo dhanë dorëheqjen 273 gjyqtarë dhe prokurorë. Për një pjesë prej tyre pati edhe pasoja penale.

Për herë të parë, regjister për objektet në bashkepronesi. Mazniku: Forcohen administratorët
Pas 20 vitesh, qeveria do të ndërhyjë në ligjin për bashkëpronësinë duke krijuar për herë të parë një regjistër kombëtar. Ministri i Pushtetit Vendor, Arbjan Mazniku thotë për Tv Klan se administratorët do kenë më shumë kompetenca.

Kurti: Ushtria serbe hyri brenda kufirit të Kosovës. Provokim për të nxitur tensione
Albin Kurti thotë se ushtria serbe ka hyrë një ditë më parë, 50 metra brenda kufirit të Kosovës me qëllim provokimin dhe nxitjen e tensioneve. Sipas Kurtit, Beogradi vijon të punojë për destabilizimin e rajonit.

Izraeli ka gati planin e hakmarrjes ndaj Iranit. Netanjahu: Paqeruajtesit e OKB të largohen nga Libani
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu kërkoi nga Kombet e Bashkuara të tërheqin paqeruajtësit nga jugu i Libanit sepse sipas tij, ata po përdoren si mburojë nga Hezbollahu. Tel Avivi duket se ka gati edhe planin e hakmarrjes ndaj Iranit.

Kombëtarja zhvillon stervitjen e fundit para Gjeorgjisë. Sylvinho: Na duhet vetem fitore
Kuqezinjte zhvilluan sot në Tblisi stërvitjen e fundit para sfidës së nesërme kundër Gjeorgjisë që do të transmetohet në Tv Klan. Trajneri Silvinjo thotë se kundërshtar është një ekip i fortë, por Shqiperise i duhet fitore që të synojë kreun e grupit.


SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Email: [email protected]

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan  
Follow Tvklan on Instagram:   / rtvklan  
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Комментарии

Информация по комментариям в разработке