Ekskluzive/ Brenda Vilës Ilire, të sapozbuluar në Durrës

Описание к видео Ekskluzive/ Brenda Vilës Ilire, të sapozbuluar në Durrës

Kjo është Vila Ilire e sapozbuluar në Durrës, duke sjellë një lajm të madh për arkeologjinë në Shqipëri. Vila daton në gjysmën e dytë të shekullit të l-rë, para erës sonë. Një vilë buzë detit, me mozaikë, banja termale, fontana. Në shekullin e ll-të, Vila është djegur. Gjurmët e djegies janë të dukshme pas zbulimit. Pjesë të vilës përballë detit, janë rindërtuar në shekujt lll dhe lV.
Më pas vila shkatërrohet përfundimisht nga tërmeti i madh i Durrësit.  Për një rastësi të çuditshme, ishte një tjetër termet, ai i 2019-ës që e nxori vilën në dritë. Sepse dëmtoi shkollën e ngritur mbi të. Kur nisi rindërtimi të zbulohej një maskë. Pas saj gjithçka. Stafi i DritareTv ishte në sit në një ditë pune të arkeologëve. Një ditë si një film. Kur Rudina Xhunga intervistonte drejtuesin e projektit zotin Luan Përzhita, atje u zbulua një varr i shekullit të 6-të.  Ajo miniere zbulimesh për Durrësin tregon shumë për të kaluarën tonë. Kush kemi qenë ne, është poshtë tokës që shkelim. Ndaj Dritare solli këtë tregim ekskluziv, ndërsa djem dhe vajza të talentuar e pasionantë shqiptarë, punojnë nën drejtimin e arkeologut të njohur Luan Përzhitës për të nxjerrë në dritë një thesar origjine dhe krenarie.

Subscribe "Dritare TV": https://www.youtube.com/c/DritareTV?s...

Për më shume lajme dhe informacione kliko KËTU:
https://www.dritare.net​

Like faqen Dritare.net në Facebook:
  / portali.dritare​  

Follow Dritare TV në Instagram:​
  / dritare_tv  

Follow Rudina Xhunga në instagram:
  / rudinaxhunga  

Follow Rudina Xhunga në Twitter:
  / rudinaxhunga​  

DritareTv, është një web televizion, i dritare.net.
Ne jo vetëm informojmë, por dhe mirëinformojme.
Nëse kërkon një dritare, ja ku është DritareTv.

Комментарии

Информация по комментариям в разработке