Dash Shehi: Cilat janë 3 pikat e dobëta të Erion Veliajt në Tiranë

Описание к видео Dash Shehi: Cilat janë 3 pikat e dobëta të Erion Veliajt në Tiranë

Tre aspekte janë negative për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, sipas deputetit Dash Shehi.

I ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, Dash Shehi renditi ndërtimin, transportin dhe ujin si 3 problemet më kryesore në Tiranë.

“Një ndërtim pa shumë kritere dhe duket gjithandej. Ndërtimi është një biznes që sjell para për qytetarin, ndërtuesin. Po nuk mund të vazhdohet kështu, një pallat këtu, një pallat atje. A do bëjmë një plan urbanistik tamam? A do kemi një koncept për ta zgjeruar qytetin? Qyteti do trajtuar në mënyrë globale.

E dyta, për mua është transporti. Atë që Belindi e ka thënë në njëfarë mënyre. Kemi detyrimin ta përshpejtojmë transportin në Tiranë. E kemi pasur para 10 vjetëve 20 km/h transportin e autobusit, sot është bërë 11. Dhe po mbërriti 9, teknikisht bllokohet. Të bëjmë korsi preferenciale. Do shkojmë të bëjmë parkinge publike jashtë qendrës së Tiranës. Duhet të bëjmë një transport të integruar. E fundit, nuk mund të jetë më rrafsh ky qytet. Ç’është ky qytet që s’ka një nënkalim, s’ka një mbikalim. Mirë që s’ka për makinat, nuk ka për këmbësorët.

Dhe të tretën, uji. Nuk mund të jetë më qyteti me bidona atje sipër, me depo uji. Është një pamje e tmerrshme”, tha Dash Shehi.

#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan

Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë – e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan  
Follow Tvklan on Instagram:   / rtvklan  
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Комментарии

Информация по комментариям в разработке