Pogradec, 2 mijë euro paga, Bregu Al kompania që e ofron

Описание к видео Pogradec, 2 mijë euro paga, Bregu Al kompania që e ofron

Biznesi pogradecar gjithmonë e më shumë po ecën me hapin e kohës në teknologji, ambiente dhe paga të larta. Kryetari i Bashkisë Pogradec Ilir Xhakolli vizitoi nga afër ambientet e reja të Bregu Alumin, i cili falë përkushtimit dhe punës me pasion ja ka dalë të shtrihet gjerësisht jovetëm në vend por edhe Europë e deri në Amerikën e largët.
Xhakolli ndoqi nga afër proceset e punës, kushtet e puntorëve të cilëve krahas pagave shumë të mira, iu ofrohej shërbim ushqimor falas në ambientin e punës.
Problemi i vetëm me të cilin përballej Luli drejtuesi i kompanisë, ishte krahu i punës, ndaj për këtë Xhakolli u angazhua që pranë shkollës profesionale të hapen edhe degë të kësaj fushe. Jovetëm do përgatiten zanatçinj të rinj, por nesër kanë edhe një vend të sigurtë pune.
Drejtuesi i biznesit informoi kryebashkiakun se pagat fillojnë nga 600 deri në 2 mijë € për ustain e parë, ndërsa sot për sot ofron 20 vende të lira pune.

Комментарии

Информация по комментариям в разработке