Rreze Dielli - Gurabije të shkrifëta me gjalpë nga zonja Albana

Описание к видео Rreze Dielli - Gurabije të shkrifëta me gjalpë nga zonja Albana

#rrezedielli #reportTV

Gurabije të shkrifëta me gjalpë

200 gr miell
60 gr niseshte
1 majë luge kripë
220 gr gjalpë
30 gr sheqer pluhur
1 bustinë vanilje
Sheqer pluhur për pudrosje

Rrahim gjalpin me ndihmën e një mikseri elektrik derisa të formohet një masë kremoze e butë, shtojmë sheqerin pluhur, vaniljen dhe vazhdojmë rrahjen derisa e gjithë masa të rrisë volumin e saj. Shtojmë më pas miellin e trazuar me niseshten dhe pak kripë. E mbështjellim brumin e biskotave me një letër celefoni dhe e vendosim në frigorifer për rreth 1-2 orë. Pasi brumi është forcuar pak e punojmë mirë me duar dhe realizojmë sfera të vogla sa një kokërr arre, të cilat i vendosim pak në distancë nga njëra tjetra në një tavë të shtruar me letër furre. I vendosim gurabijet të piqen në furrë të parangrohur në temperaturën 180°C për 10-15 minuta. I heqim nga furra dhe i lëmë të ftohen në temperaturë ambjenti për rreth 5 minuta, më pas i pudrosim me sheqer pluhur dhe i lëmë të ftohen plotësisht përpara se t’i shërbejmë.

Комментарии

Информация по комментариям в разработке