Top News/Çështja e emrit, Shkupi sfidon Athinën/Mickovski në krah të presidentes: Ndaloni kërcënimet

Описание к видео Top News/Çështja e emrit, Shkupi sfidon Athinën/Mickovski në krah të presidentes: Ndaloni kërcënimet

Pas deklaratave të presidentes së re maqedonase e cila gjatë betimit vendit iu referua vetëm si Maqedoni, kryetar i VMRO-DPMNE Mickovski ka sfiduar Greqinë, duke thënë se është e drejta kushtetuese e shtetit të quhet si të dojë.
“Prisja që fqinji ynë jugor të na uronte. Përkundrazi, për fat të keq, na treguan krahët e tyre politikë. E drejta ime personale kushtetuese është të zgjedh si ta quaj vendin tim dhe kur të bëj deklarata dhe kur të flas me ju, gazetarët, si unë ashtu edhe presidentja Silianovska të përdorë termat Maqedoni dhe maqedonas. Bazuar në interpretimin tonë të Marrëveshjes së Prespës, nuk ka shkelje të marrëveshjes dhe me këtë rast u bëj thirrje miqve tanë në Greqi të ndalojnë kërcënimet, pengesat, të mos kthehen më në të kaluarën, të shikojnë nga e ardhmja”.
Ndër të tjera kryetari i VMRO-DPMNE i bëri thirrje Greqisë që të ndalojë sulmet ndaj vendit të tij dhe nëse ka ndonjë problem të shkojë në gjykatën e Hagës.
“Nëse ata mendojnë se ne e kemi shkelur Marrëveshjen e Prespës, le të shkojnë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë. Le të fillojnë procesin dhe aty do të shohim argumentet e njërës palë dhe tjetrës. Do të doja të shkoja atje”.
Çështja e emrit të Maqedonisë së Veriut ka rikthyer përplasjet mes dy vendeve, që prej disa kohësh ishte tejkaluar. Ministri grek i punëve të jashtme ka deklaruar se një nga parakushtet për procesin evropian është respektimi i Marrëveshjes së Prespës nga Maqedonia e Veriut.

Pamje:AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#TopNews#Shkup#Athine

Комментарии

Информация по комментариям в разработке