Aleksandër Vuçiç hoqi petkun e liberalit dhe properëndimorit dhe u shfaq me ngjyra e gjeste nacionaliste në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ku u miratua dita e përkujtimit të gjenocidit serb ndaj myslimanëve të Bosnjës.
Me flamurin serb mbi shpinë dhe duke e shtrënguar e puthur atë gjatë fazës së votimit, Vuçiç u shfaq i përlotur, ndërsa në një moment iu drejtua stafit të delegacionit serb që e shoqëronte me simbolin e tre gishtave.
Simboli është bërë i famshëm nga çetnikët serbë gjatë luftërave të spastrimit etnik në Kroaci, Bosnje dhe Kosovë. Presidenti serb nuk ja ka dalë mbanë që të mbajë të fjetur gjithmonë ekstremizmin brenda vetes. Disa vite më parë, kur Haga dënonte Ratko Mlladiç për krime lufte pikërisht në Bosnje, Aleksandër Vuçiç e nderonte duke zbuluar një rrugë me emrin e tij në Beograd.
Por, shembulli perfekt i folk-nacionalizmit të Vuçiç është ai i korrikut të vitit 1995. Pas vrasjes brutale të 8,372 boshnjakëve myslimanë në Srebrenicë brenda më pak se dy javësh, dhe presionit ndërkombëtar në rritje, Vuçiç ishte ndër ata që kërcënuan me sukses komunitetin ndërkombëtar që të mos hakmerret kundër Serbisë.
Në ditën e nëntë të gjenocidit të tmerrshëm në Srebrenicë të Bosnjës, më 20 korrik 1995, Vuçiç nuk ndalet, dhe proklamon një kërcënim të hapur për ndërkombëtarët, kur thotë se për një serb do të vriten 100 myslimanë.
“Ejani të na bombardoni, vritni një serb dhe ne do të vrasim 100 muslimanë. Dhe pastaj do të shohim nëse bashkësia ndërkombëtare guxon të sulmojë pozicionet serbe dhe ta trajtojë popullin serb në këtë mënyrë”, do të shprehej asokohe Vuçiç.
E si duket kjo deklaratë bëri të vetën, teksa komuniteti ndërkombëtar reagoi vetëm katër vjet më vonë. Aso kohe Vuçiç ishte ministër i Informacionit i Sllobodan Millosheviçit. Për të shmangur një gjenocid si në Srebrenicë, NATO bombardoi Serbinë gjatë kohës që kjo e fundit nisi masakrat në Kosovë.
Edhe sot kur kanë kaluar 29 vite nga genocidi në Srebrenicë e 25 vite nga masakrat mbi popullatën civile të Kosovës, Vuçiç, ish-ministri i propagandës serbe, ende nuk ka kërkuar falje as për deklaratën e tij, e as për atë që u bë mbi boshnjakët e shqiptarët. Edhe pse ishte minister në Masakrën e Reçakut, që solli edhe ndërhyrjen e NATO-s, Vuçiç vijon të mos e konsiderojë atë sit ë tillë, teksa akuzon Ëilliam Ëalker si mashtrues, madje shkon deri atje sa të akuzojë UÇK-në për këtë masakër.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#TopNews#Deklarata#Vucic
Информация по комментариям в разработке