Zhigoloja “nxjerr sekretet”: Gratë shqiptare kanë kërkesa, njëra më erdhi me burrin. Marr mbi 100 €

Описание к видео Zhigoloja “nxjerr sekretet”: Gratë shqiptare kanë kërkesa, njëra më erdhi me burrin. Marr mbi 100 €

Angel Spaho është një 32-vjeçar i cili që në moshën 16-vjeçare ka punuar si striptist dhe zhigolo në Greqi. Vitet e fundit ai është kthyer në Shqipëri, ku për 3 vjet e gjysmë ushtroi të njëjtin profesion. Por tashmë ai punon si barist dhe menaxher lokali.
I ftuar në emisionin Rudina në Tv Klan, Angel Spaho ka treguar se në Shqipëri ka kërkesa të mëdha nga gratë shqiptare për zhigolo duke kërkuar shërbime ekstra.
32-vjeçari rrëfeu se në një rast i ka shkuar një grua së bashku me burrin e saj. Tarifat për shërbimet që ai ofron variojnë minimumi nga 100 Euro.

Rudina Magjistari: Të merrte një grua në telefon? Si vendoseshin në kontakt me ty këto gra shqiptare? Se mua më duket shumë e vështirë që të ekzistojnë gra në Shqipëri dhe të kërkojnë një zhigolo. Më duket shumë e vështirë, por ja që ekzistojnë thua ti.

Angel: Ekzistojnë, sinqerisht. Ndonjëherë më duket sikur tregoj ndonjë histori, por thjesht është gjithçka çfarë shikojmë nëpër filma janë në jetën reale. Unë jam habitur dhe më ka ardhur, biles ka qenë i pranishëm dhe burri i saj.

Rudina Magjistari: Si funksiononte pra? Si të kontaktonin? Si të gjenin.

Angel: Nusja e dinte që unë punoja strip kur fillova këtu në Shqipëri. Nuk e dinte që unë bëja shërbime ekstra. Edhe më kontaktonte direkt, më thoshte vetë. Pastaj me ndonjë shoqe, me ndonjë party... U shpërnda numri i telefonit. Edhe si njeri shoqërues, mund t’i themi eskort.

Rudina Magjistari: Si ishte tarifa? Si paguhesh, për orë apo për natë?

Angel: Po, për orë ose për një mbrëmje.

Rudina Magjistari: Dhe si është çmimi?

Angel: Niset nga 100 Euro...në varësi të shërbimit.

Rudina Magjistari: Kush janë këto gra? Sigurisht që nuk kërkojmë emra, por në përgjithësi si do t’i përshkruaje? Dhe çfarë historish sjellin me vete këto gra kur të kërkojnë ty?

Angel: Gjithmonë kur i pyes përse ndodh kjo gjë, është sepse është shumë e rëndë, por sepse edhe burri i saj bën të njëjtën gjë me një 20-vjeçare. Dhe ajo më shumë është si hakmarrje, nëse mund ta quaj. Ato më kanë thënë që edhe burri nuk më trajton kështu. Dhe ne zhigolotë i japim më shumë kënaqësi seç i jep burri i saj.

#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan  
Follow Tvklan on Instagram:   / rtvklan  
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Комментарии

Информация по комментариям в разработке