Gati prangat për autorin,kush e vrau Xhoin!?Pa Gjurme zbardh ngjarjen për 22-vjeçaren keniane

Описание к видео Gati prangat për autorin,kush e vrau Xhoin!?Pa Gjurme zbardh ngjarjen për 22-vjeçaren keniane

#pagjurme #odetadume #reportTV Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 16:00 në ekranin e Report Tv
Këto janë momentet e fundit të 22-vjeçares keniane Joy Ayoko, e cila dyshohet se u dhunua barbarisht në gusht të vitit të kaluar në Tiranë, ndërsa ndërroi jetë në Kenia, pasi la Shqipërinë më 25 janar për kurim të mëtejshëm në vendin e lindjes. Kur ende kishte shpresë duke menduar se Xhoi do ta fitonte betëjën me vdekjen, 6 muaj në koma fatkeqesisht ajo mbylli sytë më 13 shkurt. Që nga ajo ditë, saga e mundimshme në kërkim të së vërtetës vazhdon ende. Kush është autori apo autorët që e dyshuar për këtë ngjarje të rëndë, e cila u mbajt e fshehur për afro dy muaj me radhë. Që kur kjo ngjarje e rëndë u bë publike për herë të parë në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV komunikimet me nënën e 22-vjeçares kanë qenë të vazhdueshme. Ruth Abongo ishte pranë të bijës çdo moment në në një nga dhomat e katit të tretë në spitalin e traumës ku ishte shtruar që ditën kur u gjet pa ndjenja me brinjë e kocka të thyera, si dhe lëndime të shumta në trup e në kokë mëngjesin e 14 gushtit poshtë ballkonit të një hoteli në rrugën "Pandeli Evangjeli" në Tiranë.Lidhur me ngjarjen efektivët e Komisariatit Numër 1 shoqëruan 32-vjecarin Rodi Barci shoferin e kazinosë, ku ishte punësuar vajza keniane, ndërsa në dëshminë e tij ai ka deklaruar se ka qenë i lidhur me 22-vjeçaren nga Kenia, por në momentin kur ka ndodhur ngjarja, pra gushtin e vitit 2022, ata kanë qenë të ndarë dhe nuk kanë pasur lidhje më bashkë. Me urdhër prokurorie, në pyetje u morëm edhe persona të tjerë me të cilët vajza 22 vjeçare punonte në kazino. Si persona që mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes janë marrë një pjesë e stafit dhe drejtues të kazinosë ku janë verifikuar edhe procedurat e ndjekura për punësimin e Kenianes. Deri më tani, nuk ka ende arrestime në lidhje me rastin, por policia pretendoi se ata janë në ndjekje të autorëve. 22-vjeçarja Xhoi Abongo ishte e punësuar në një Kazino në qendër në Tiranës, kur më 13 gusht të këtij viti ajo u zhduk papritur rreth orës 03:25 deri në orën 07:00 të mëngjesit. Më pas u gjet në gjendje të rëndë në rrethana të paqarta.

Комментарии

Информация по комментариям в разработке