Maqedoni evakuimi i kosovarëve - (16 Maj 1999)

Описание к видео Maqedoni evakuimi i kosovarëve - (16 Maj 1999)

Arkiva Lajme - Tv Klan 1999

600 kosovarë të tjerë kanë hyrë sot në Maqedoni. Kjo është dita e dytë e ardhjes së tyre pas një pushimi dhjetë ditësh. Mbrritja e tyre mund të paralajmërojë fillimin e një eksodi të madh të ngjashëm me atë të Prillit ku çdo ditë largoheshin me mijra vetë. Por së shpejti 50 mijë refugjatë do të evakuoen nga Mqedonia drejt vendeve të tjera.

Pjesa më e madhe e tyre nisen çdo ditë nga kampi i Brazës në afërsi të Shkupit. Evakuimet për në vendet e tjera bëhen sipas kritereve të vendosura nga çdo vend. Refugjatët kërkojnë tre vende. Gjermani është në krye të zgjedhjeve, pasi shumica e tyre kanë atje pjestar të familjes. 10 mijë refugjatë ka marrë tashmë Gjermani.

Zvicra që vjen pas Gjermanisë ka parashikuar 2500 refugjatë. Turqia kish parashikuar të mbante 20 mijë, por deri tani vetëm 5 mijë kanë shkelur tokën turke. Franca e Norvegjia 3 mijë vetë. Italia parashikon të strehoj 10 mijë persona. Ndërsa sot ushtria Jugosllave ka kapur 150 refugjatë të cilët po përpiqeshin të kalonin në Shqipëri dhe Bosnje nëpërmjet Malit të Zi./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti

Комментарии

Информация по комментариям в разработке