E diela shqiptare - Shihemi ne gjyq! (10 qershor 2018)

Описание к видео E diela shqiptare - Shihemi ne gjyq! (10 qershor 2018)

www.tvklan.al Talk-show LIVE nga Ardit Gjebrea ne KLANHD & TVKLAN;

Kronikë më e plotë: https://tvklan.al/e-diela-shqiptare-e...

Motër e vëlla janë bërë pjesë e rubrikës “Shihemi në Gjyq” në programin “E Diela Shqiptare” për shkak të një ndodhie që ka bërë që Melsi të mos u përkushtohet prindërve dhe Natashës.

Melsi ka bashkëjetuar për disa vite me një grua dhe nga kjo bashkëjetesë ata kanë dy fëmijë. Ndarja me bashkëjetuesen e tij ka krijuar edhe probleme; Melsit i është mohuar e drejta nga nëna e fëmijëve të tij që ai të takojë fëmijët. Por nga ana tjetër motra, Natasha e akuzoi vëllain për mospërkushtimin e tij ndaj prindërve dhe vetë asaj, e cila nuk është martuar për t`u qëndruar afër prindërve

Natasha ftoi vëllain e saj, Melsin në seancën e sotme të ndërmjetësimit, por ky i fundit u shpreh se nuk e kupton përse, pasi nuk ka patur asnjë debat mes tyre.

“Realisht ne nuk kemi debatuar kohët e fundit, por kjo është arsyeja, nuk e gjejmë gjuhën e përbashkët. Arsyeja e ardhjes sime këtu është shumë madhore, familja është gjëja më e rëndësishme në botë. Unë këtë vit po shoh që familja ime po shkatërrohet. Ne kemi dy prindër, të cilët janë realisht në moshë të thyer dhe tepër të sëmurë me patologji shumë të rëndë kardiologjike dhe onkologjike. Ata më tepër qëndrojnë në spital se në shtëpi! Por Melsi është inekzistent në familje! Ai është djali i vetëm dhe shtylla e shtëpisë sonë, por nuk po mban përgjegjësitë që i takojnë!”, u shpreh ajo e zhgënjyer nga vëllai, pasi vetë ka sakrifikuar jetën e saj private për familjen e tyre.

“Dëshira ime e vetme është t’i shoh ata të lumtur”, tha Natasha për prindërit e saj.

Nga ana tjetër Melsi tregoi se ka bashkëjetuar në shtëpinë e prindërve të tij me të dashurën, me të cilën ka edhe dy fëmijë. Por më 2 Korrik të vitit 2016, ajo iu drejtua gjykatës për të kërkuar urdhër-mbrojtje dhe kujdestarinë e fëmijëve. Më 27 Korrik gjykata vendosi që fëmijët të qëndronin me Melsin gjatë javës, ndërsa në fundjavë me të ëmën. Pas shumë seancash gjyqësore, më 8 Korrik të vitit 2017 ish-bashkëjetuesja e tij mori fëmijët dhe nuk e lejoi më t’i takonte, çka i ka shkatërruar të gjithë familjarisht...

Комментарии

Информация по комментариям в разработке