Uniko Ekskluzive/ Vrasja e Nevila Pjetrit, rrëfehet burri: Çfarë më tha në komunikimin e fundit

Описание к видео Uniko Ekskluzive/ Vrasja e Nevila Pjetrit, rrëfehet burri: Çfarë më tha në komunikimin e fundit

Perditesim 07.06.2022 - Zbardhet vrasja e Nevila Pjetrit - autori italian Daniele Bedini

La Repubblica ka bërë publik emrin e personit të arrestuar për vrasjen e shqiptares Nevila Pjetri, ngjarje e ndodhur dy ditë më parë në Itali. Ai është Daniele Bedini me precedentë penalë për grabitje dhe i akuzuar për dy vrasje të zbuluara në zonën e Sarzana, në një hark kohor prej 24 orësh.
Bedini është 32-vjeç dhe banues në Aulla dhe prej mëngjesit të kësaj të marte po hetohet për vdekjen e Nevila Pjetrit, prostitutës shqiptare 35 vjeçe, e cila u gjet e vrarë orët e para të së dielës në shtratin e lumit Parmignola në Marinella di Sarzana.
Hetuesit ranë në gjurmët e tij nëpërmjet pamjeve të kapura nga kamerat e sigurisë dhe falë hetimeve të kryera të dielën dhe ditën e djeshme. Për momentin, shkruan La Repubblica, i riu është i dyshuar vetëm për vrasjen e parë, atë të Nevilës. Bedini mësohet se po merret në pyetje që prej mesditës së sotme. Hetuesit dyshojnë se 32-vjeçari mund të ketë kryer vrasje për herë të dytë, për të eliminuar personin që e kishte parë 2 ditë më parë teksa shqiptarja futej në makinën e tij. Teksa trupi i pajetë i Nevilës u gjet rreth orës 02:00 të së dielës, mbrëmjen e së martës u gjet trupi i një transeksuali.
Ai quhej Carlo Bertolotti, 43-vjeç dhe me profesion parukier. Sipas hetuesve, ai u vra në mënyrë të ngjashme me Nevilën. Transeksuali u gjet rreth 3 kilometra larg vendit ku u gjet shqiptarja.
Trupi i një vajze shqiptare u gjet në shtratin e lumit Parmignola rreth orës 02:00 të mëngjesit këtë të dielë në Sarzara, në provincën e La Spezia në Itali.
Kufoma u gjet nga disa turistë pak orë pas ngjarjes.
Ajo ishte gjysmë e zhveshur dhe dyshimet e para të shprehura nga autoritet italiane janë se ajo mund të ketë qenë një punonjëse seksi në zonën pranë vendit të ngjarjes.
Autoritetet policore italiane e kane identifikuar viktimën si Nevila Pjetri 35 vjeç lindur në Elbasan dhe rezidente në Itali në Massa Carrara.
Nga kqyrja paraprake e trupit janë konstatuar hematoma të shumta çka ngre dyshimet se ajo mund të jetë vrarë fillimisht dhe më pas është qëlluar me plumb në kokë.
Mediat italiane duke iu referuar policisë italiane ngrenë dyshimet se vrasja mund të ketë ndodhur diku tjetër dhe më pas trupi i 35-vjeçares është hedhur në vendin ku u gjet.
Karabinierët arritën të gjenin edhe makinën e viktimës të parkuar jo shumë larg vendit ku u gjet e vrarë.
Autoritetet mësohet se po ashtu po kërkojnë automjetin tek i cili ajo hipi gjatë orëve të vona të natës. Sipas dëshmitarëve, që e kanë parë gjallë për herë të fundit Nevilën në orët e vona të së shtunës datë 4 Qershor 2022 është parë teksa hipte në një automjet të bardh që drejtohej nga një burrë.
Banorët e lagjes “Vullnetari” na treguan për jetën e vështirë që kishte patur Nevila dhe familja e saj në Elbasan dhe kushtet e vështira ekonomike.
Më datën 19 Janar kishte qenë në Shqipëri për herë të fundit me bashkëshortit për varrimin e nënës.
“Por rrugës për të vajtur tek banesa e dy prej vëllezërve të Nevilës ndeshëm me kunatën që po kthehej nga burgu i Peqinit ku ishte takuar vëllain e Nevilës dhe nuk kishte gjetur dot guximin t’i tregonte se çfarë i kishte ndodhur të motrës”, raporton gazetari Spartak Koka.
I kontaktuar nga emisioni Uniko, Leonard Marku, bashkëshorti i Nevilës, shprehet i tronditur nga ngjarja.
“Nuk di ca të të them, për mua jeta ime ka marrë fund këtu. Nuk arrij dot ta pranoj që ajo nuk është më. Unë një vit kam që jam martuar me të. Ajo ka 15 vite që jetonte në Itali. Unë jam munduar vetëm ta ndihmoj dhe letrat unë ia kam bërë. Ne ishim martuar në komunë. Letrat që ia bëra nuk arriti dot t’i gëzonte. Unë do të bëj gjithçka për ta gjetur se çfarë i ka ndodhur”, thotë Leonard Marku.
Leonardi përshkruan ditën e fundit të Nevilës gjallë dhe momentin që ajo doli nga shtëpia dhe nuk u kthye më.
“Unë isha në shtëpi me gjithë gocën time që e kam nga martesa e parë. Ajo, nga ora 7:30, më tha po dal të pi një kafe me një shok italian. Puthi gocën dhe iku. Unë ndenja me babain tim dhe gocën në shtëpi se kam prurë babain këtu se ka sëmundje të keqe. Edhe nuk u kthye më. Ajo më ka thënë se punonte në kampegje, këto si varka domethënë, por unë nuk kam qenë ndonjëherë. Ajo ikte gjithmonë vetëm. Unë jam i rregullt këtu prej 15 vitesh. I kam thënë dhe shtetit që më kanë në gadishmëri për çdo gjë”, shprehet ai.
A tentoi Leonardi ta kontaktonte dhe të pyeste përse po vonohej?
“Mua më kishte marrë gjumi, se ajo atë natë do të flinte me gocën se të shtunë dhe të dielë goca ime e ka pushim nga shkolla dhe flinin bashkë. Kur u zgjova e pashë që nuk është në shtëpi dhe direkt provova të komunikoj me telefon por ajo e kishte të fikur. Në momentin që unë desha të shkoj në polici dhe të bëja denoncim për humbjen, erdhi vetë policia tek unë. Në përfundim të hetimeve dhe autopsisë unë do të bëj të pamundurën që ta sjellë dhe ta varros në Shqipëri afër nënës së saj”, deklaron Leonardo Marku.

Комментарии

Информация по комментариям в разработке