Lulzim Basha, udhëzim për fushatën: Duhet të thoni se jam unë kryeministër i ardhshëm

Описание к видео Lulzim Basha, udhëzim për fushatën: Duhet të thoni se jam unë kryeministër i ardhshëm

#reportTV #lajmeshqip #lajme
Lulzim Basha ka shpërndarë një udhëzim për bazën e Partisë Demokratike, ku mes të tjerave formaton një qëndrim unik se si do të sillen në takim me njerëzit derë më derë.

“Shqiptarja.com” ka zbuluar se ky është një format standard, ku veprimtarët e PD, nga qendra në bazë do të ketë një mënyrë sjellje të njëllojtë.

Madje përcaktohen dhe fjalët që duhet të thuhen në këto takime derë më derë, duke porositur në mënyrë të veçantë që të mos harrojnë kurrë se janë përfaqësues të kryeministrit të ardhshëm të Shqipërisë Lulzim Basha.

Në udhëzim është përcaktuar se si duhet të jetë toni i zërit, i butë dhe i qetë, si dhe faktin se nuk duhet të ndahet buzëqeshja nga buza.

Ka edhe elementë të tjerë në këtë udhëzim, që nga fakti se duhet nënvizuar se fitorja është e sigurtë, se PD vjen në pushtet për zgjidhje e deri tek broshurat qe duhen shperndare dere me dere.

Ndërkohë që u kërkohet të gjithë veprimtarëve se nëse nuk dinë të përgjigjen të kërkojnë një mendim në zyrën qëndrore të PD, tek mbikqyrësi!

Udhëzimi i plotë i zbuluar nga “Shqiptarja.com”:

Udhëzimpër takimet derë më derë (Canvassing)

Fushata 25 Prill 2021

Ne do të trokasim në shtëpitë e votuesve në dy faza:

1.Herën e parë është prezantimi i Partisë Demokratike dhe Lulzim Bashës tek votuesi dhe shumë e rëndësishme është të mblidhen problemet e votuesit. (15 JANAR – 5 MARS)

2.Hera e dytë është prezantimi i zgjidhjeve të Partisë Demokratike për problemet e tyre. (6 MARS – 20 PRILL).

Konkretisht, detyrat e grupeve që do të bëjnë fushatën derë më derë:

Faza e parë (realizohet nga grupe të rinjsh vullnetarë, shoqëruar nga një person përgjegjës i caktuar për një zonë të caktuar {Zyrtari përgjegjës}, pjesë e strukturës së partisë apo i caktuar nga struktura e Partisë):

Комментарии

Информация по комментариям в разработке