“Po shpërlani trurin e shqiptarëve”,Demalia:Kadare ka thënë se Gjergj Fishta bënte letërsi dekadente

Описание к видео “Po shpërlani trurin e shqiptarëve”,Demalia:Kadare ka thënë se Gjergj Fishta bënte letërsi dekadente

Analisti Ilir Demalia ka zhvilluar një debat me të ftuarit në studion e emisionit “Real Story” në “News 24” rreth figurës së shkrimtarit tonë të njohur Ismail Kadare. - 17 shtator, 2020
Demalia u shpreh se Kadare ka sharë Fishtën dhe ka thënë se ai bënte letërsi dekadente.
Gjekmarkaj tha se nuk flet me emra e personalizime, por shtoi se është kundër fenomenit të fyerjeve që i janë bërë Kadaresë në 30 vjet.
Ilir Demalia: Gjekmarkaj vjen nga të persekutuarit, ndërsa flet si komunist.
Agron Gjekmarkaj: Nuk të vura emër, thashë ka 30 vjet që Ismail Kadare kritikohet. Nuk e kam me persona. Po abuzon.
Ilir Demalia: Ismail Kadare ka sulmuar Fishtën, Konicën dhe gjithë klerit. A ke mbajtur ti ndaj këtij qëndrimi?
Agron Gjekmarkaj: E kam shoqëruar Kadarenë tek varri i Fishtës. Ka qenë një drekë e gjatë dhe mjaft interesante. Sigurisht unë e dua shumë Gjergj Fishtën, por pranoi reflektimin e Kadaresë. Unë letërsinë e shoh si mozaik dhe jo të bjerë ky e të ngrihet ky shkrimtar.
Alda Bardhyli: Ismail Kadare ka botuar libra për Migjenin , për të tjerë shkrimtarë.
Ilir Demalia: Ka sharë Fishtën dhe Konicën. Thoshte se ishte letërsi dekadente. Po shpërlani trutë e shqiptarëve.

Комментарии

Информация по комментариям в разработке