Vetëm 20 vjeç, studentja shqiptare habit me këngën polifonike: Ja ç'më tha Flori Mumajesi...

Описание к видео Vetëm 20 vjeç, studentja shqiptare habit me këngën polifonike: Ja ç'më tha Flori Mumajesi...

#rrezedielli #reportTV

Në studion e ‘Rreze Dielli’ me Denada Kardhashi, vetëm 20 vjeç dhe këndon labçe, super e ndjekur në Tik Tok, studentja për laborante dentare rrëfen pasionin për polifoninë

Denada Kardhashi vjen nga qyteti i Gjirokastrës, aktualisht ndjek studimet e larta në Tiranë për laborante dentare. Ajo tregon se me muzikën polifonike është rritur, pasi babai dhe gjyshi i saj e këndonin në çdo festë familjare. Që në moshën 13- vjeçare ajo nuk është shkëputur së kënduari këngën labe, madje shprehet se ka mësuar dhe shoqet e saj në Fakultet, pasi iso është një terapi shumë e mirë sidomos para provimeve.

Комментарии

Информация по комментариям в разработке