Rudina - Ingrit Gjoni prezanton shtepine e re dhe flet per djalin 6-vjecar! (03 tetor 2018)

Описание к видео Rudina - Ingrit Gjoni prezanton shtepine e re dhe flet per djalin 6-vjecar! (03 tetor 2018)

www.tvklan.al Emision info-argetues nga Rudina Magjistari ne KLANHD & TVKLAN; Ingrit Gjoni është ndër këngëtaret që i ka dhënë shumë muzikës shqiptare dhe hyn tek emrat më të kërkuar. Vetëm pak ditë më parë, ajo ka publikuar klipin e saj më të ri të titulluar “Flakë”, bashkëpunim me Gjeto Lucën. E ftuar sot në emisionin “Rudina” në Tv Klan, Ingrit Gjoni tregoi detaje rreth realizimit të klipit teksa shtoi se është xhiruar në kushte të vështira.

“Kënga ka 4 ditë që ka dalë dhe është pritur mirë. “Flakë” është një bashkëpunim me Gjeto Lucën. Ky është bashkëpunimi i katërt që ne kemi bashkë. Bashkëpunimet që kemi patur më parë janë pëlqyer, koncertet ne i kemi bashkë dhe menduam të bëjmë edhe një bashkëpunim tjetër. Këtë periudhë kam qenë e ngarkuar me koncerte, këto kohë jam e angazhuar më shumë jashtë Shqipërisë. Tekstshkruesja e këngës është Fifi, me të cilën kam bashkëpunuar në këngët e fundit. Klipi është xhiruar në Krrabë, tek rruga dytësore. Kemi xhiruar gjithë ditën në kushte shumë të vështira dhe pa ujë, por ishte një ambient i bukur.

Unë e dua profesionin tim dhe nuk bëj neglizhencë, e bëj punën time deri në fund dhe ky mendoj është çelësi që kam rezistuar kaq gjatë”, tha këngëtarja.

Këngëtarja Ingrit Gjoni është prej vitesh pjesë e skenës dhe duket se mëmësia nuk e ka penguar aspak.

Ajo ishte sot e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan nga ku ndër të tjera foli edhe për mëmësinë. Prej 6 vitesh ajo është bërë nënë e një djali, Parid, i cili sapo ka filluar klasën e parë. Gjatë emisionit këngëtarja se nuk i pëlqen të mburret për karrierën e saj, por kur vjen puna tek mëmësia ajo e quan veten të mrekullueshme.

“Përsa i përket këngëve dhe klipeve nuk dua fare të mburrem, por në raport me Paridin jam një mami e mrekullueshme. Ndonjëherë e kap veten mat se vetëm flas për Paridin. Paridi është qendra e vëmendjes. Ai tani është në klasë të parë dhe ne jemi munduar t’ia bëjmë interesante dhe t’ia sillim mirë. Është i kënaqur dhe i pëlqen zysha. Paridi është i qetë, por llastohet në pjesën që ka shumë femra që i rrinë nga pas. Paridi është fëmijë i mirë dhe më ka lënë të bëj karrierë. Unë çdo pasdite pas orës 3 e kam të angazhuar me Paridin dhe këtë do sugjeroja edhe për prindërit e tjerë që t’i shijojnë sa më shumë”, tregoi Gjoni.

Комментарии

Информация по комментариям в разработке