Uniko - Rrëfimi tronditës i të miturës që i mbijetoi rrëmbimit dhe abuzimit (6 Nëntor 2023)- Pjesa 2

Описание к видео Uniko - Rrëfimi tronditës i të miturës që i mbijetoi rrëmbimit dhe abuzimit (6 Nëntor 2023)- Pjesa 2

#Uniko #SpartakKoka #KlanPlus | Misteret e pazbardhura të kronikës. Çështjet më të bujshme të drejtësisë në vend. Që nga historitë më të fundit deri tek ato që tashmë janë harruar.Me dëshmi, intervista,pamje dhe dokumente të papublikuara më parë.

PJESA 1 -    • Uniko - Rrëfimi tronditës i të miturë...  

Kjo është historia e një vajze 15-vjeçare që u rrëmbye në shëtitoren e qytetit ku banonte dhe u shfrytëzua seksualisht për qëllime përfitimi dhe pas 4 ditësh arriti të shpëtonte. Një histori e cila ka traumatizuar atë dhe familjen e saj. Këta të fundit gjatë këtyre ditëve jetuan me frikën se vajzën mund t’ja u kishin vrarë. Historia rrëfehet në vetë të parë. 15-vjeçarja dhe e ëma kanë vendosur të flasin dhe të rrëfejnë. Nga ana tjetër të sensibilizojnë që raste të tilla të parandalohen dhe shteti të veprojë. Ne kemi vendosur që intervista me 15-vjeçaren të zhvillohet në studion e programit Uniko në televizionin Klan Plus. Nëna e të miturës dhe vetë 15-vjeçarja kanë dhënë miratimin me shkrim për transmetimin e kësaj interviste. Në respekt të plotë të kodit të transmetimit, kemi shmangur identifikimin dhe inicialet e të miturës, identitetin e prindërve apo të çdo të afërmi që bën të mundur identifikimin e saj, rrethana, detaje mbi ngjarjen që bëjnë të mundur identifikimin e vajzës, si emrin e shkollës, adresën e banimit të saj etj.


SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan  
Follow Tvklan on Instagram:   / rtvklan  
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Комментарии

Информация по комментариям в разработке