Dy prokurorët e SPAK, Klodian Braho dhe Ened Nakuçi u vunë në zotërim të mesazheve të postës elektronike të Klodian Zotos në muajin mars, kur zbërthyen kompjuterat dhe pajisjet elektronike të sekuestruara në banesën e tij.
Gjatë analizimit të e-maileve, sipas dosjes së inceneratorit të Elbasanit që SPAK ka dorëzuar për gjykim në Gjykatën e Posaçme kanë zbuluar pagesat e Etleva Kondit. Por, deri në fund të muajit korrik nuk kanë gjetur e-mailet e Zotos që implikojnë Arben Ahmetajn në këtë dosje.
Gazetari Adriatik Doçi ka publikuar një letërkëmbim zyrtar me Prokurorinë e Posaçme, ku më 25 korrik kërkohet përmes një kërkese informacioni nëse Arben Ahmetaj ishte pjesë e ndonjë hetimi nga SPAK, apo nëse do të merrej në pyetje.
Më 27 korrik, SPAK kthen përgjigje, ku thotë se Arben Ahmetaj nuk figuron si i pandehur në regjistrat e Prokurorisë së Posaçme. Ky letërkëmbim, thotë gazetari Adriatik Doçi, rrëzon alibinë e SPAK, sikur dosja është ende nën hetim dhe Arben Ahmetaj mund të merret i pandehur.
Nga dokumentet e bëra publike, Klodian Zoto rezulton se u ka paguar akomodimin në hotele Arben Ahmetajt, si ish ministër i Ekonomisë dhe më pas i Financave, si dhe Etleva Kondit, ish drejtoreshë në Ministrinë e Energjitikës dhe anëtare e Komisionit të Vlersimit të Ofertave për inceneratorët.
Por, në dosjen hetimore të SPAK, çuditërisht figurojnë vetëm pagesat e Klodian Zotos për llogari të Etleva Kondit, të cilën dy prokurorët Klodian Braho dhe Ened Nakuçi e kanë veshur me përgjegjësi penale.
Në dosje mungojnë pagesat e Klodian Zotos për Arben Ahmetajn. SPAK mbylli hetimet disa ditë më parë, duke çuar në gjykatë për gjykim dosjen për inceneratorin e Fierit dhe Elbasanit.
Pra, sipas SPAK deri në 27 korrik 2022, Ahmetaj nuk ishte nën hetim si bashkëpuntor me Klodian Zoton. SPAK pretendon se ish ministri po hetohet vetëm pasi u zbuluan provat që ishin fshehur nga hetuesit.
Gazetari ngre disa pyetje drejtuar SPAK-ut. E para, pse prokurorët panë provat kundër Etleva Kondit dhe nuk panë provat kundër Arben Ahmetajt? Së dyti, pse u fshehën provat për ish zyrtarin më të lartë? Së treti, a po hetohet Arben Ahmetaj, kur ka nisur hetimi dhe mbi cilat prova dhe së katërti, a janë ndarë hetimet për dosjen e inceneratorëve në mënyrë fiktive dhe të panevojshme, me qëllim për të krijuar hapësira për të shpëtuar nga përgjegjësia penale kokat e inceneratorëve?
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#TopNews#Inceneratorët#Ahmetaj
Информация по комментариям в разработке