Mërgim Cahani, ose Jeff Bezos-i shqiptar - Episodi 113 (26 prill 2024)

Описание к видео Mërgim Cahani, ose Jeff Bezos-i shqiptar - Episodi 113 (26 prill 2024)

Subscribe në "Mira Kazhani" në YouTube Channel:    / @mirakazhani   Për më shumë vizitoni: https://www.tiranapost.al/
Na ndiqni në Facebook:   / tiranapost.al  
Na ndiqni në Instagram:   / post.tirana  
Na ndiqni në Spotify: https://open.spotify.com/show/57q7lSF...
Na ndiqni në Tiktok:   / zememirenpodcast  

Videopodcast me Mërgim Cahanin

Në këtë episod kam folur me një 44-vjeçar që e ka parashikuar jetën e tij që 9 vjeç para kompjuterit. Një dhunti që ai nuk e shpjegon si diçka nga qielli, por preferon ta lidhë me neuronet e njeriut. Mërgim Cahani është krijuesi i Gjirafës, jo gjitarit por një kompanie shqiptare që i ngjan Amazon-it të Jeff Bezos.

Ai la ëndrrën amerikane, që e tija ishte puna si pedagog në NYC, krijues app-esh, makinën 100 mijë euro, shtëpinë e bukur dhe u kthye në Prishtinë në vitin 2013.

Dy javë iu deshën për të kuptuar se donte të bënte diçka të paparë në Ballkan dhe sot ia ka dalë. Kur askush nuk besonte këndejpari tek ekonomia e internetit, tek blerjet online, ai besoi. Sigurisht ishte gjeniu 9-vjeçar i rritur që e bën atë më të ngjashëm me personazhet e kohës sot, Steve Jobs, Bill Gates, Jeff Bezos apo Elon Musk. Këtë të fundit duket ai e admiron dhe të kuptohemi nuk pretendon që është ndonjëri prej tyre, por njëri nga ne që po ecën në gjurmët e tyre.

Në këtë episod fola për të ardhmen dhe jam shumë më e qetë e nuk kam frikë se një botë më e koklavitur na pret. Përkundrazi, do jetojmë më mirë e do punojmë më pak.
E di që ju pëlqen të gjithëve kjo e fundit, por më mirë dëgjoni Mërgimin në ZëmeMirën Podcast.

#mergimcahani #gjirafa #ballkan

Комментарии

Информация по комментариям в разработке