Arlind Qori tregon planet për Tiranën: Do ndalojmë këtë kanibalizëm urban!

Описание к видео Arlind Qori tregon planet për Tiranën: Do ndalojmë këtë kanibalizëm urban!

Kandidati i Lëvizjes Bashkë për Bashkinë e Tiranës, Arlind Qori, ishte i ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Opinion” ku foli për programin e tij për kryeqytetin.
Qori u shpreh se nëse vjen në krye të punëve të bashkisë do të ndalojë ndërtimet në unazën e brendshme të Tiranës, ndërsa brenda Unazës së Madhe do të ketë një moratorium dy vjeçar për ndërtimet.
“Gjëja e parë që do bëjmë ne është që në Unazën e Brendshme të Tiranës nuk do të ndërtohet më kurrë. Brenda Unazës së Madhe të Tiranës do të ketë një moratorium dy vjeçar për të studiuar dhe për të hartuar një plan të ri urbanistik që do të shohë me prioritet parqet, këndet e lojërave, terrenet sportive dhe trotuaret. Sot në Tiranë nuk ke ku të ecësh në këmbë. Sot në Tiranë ngec në trafik. Sot në Tiranë nuk ka asgjë. Po zhduket çdo park. Edhe ai parku që është anash Bibliotekës Kombëtare është dhënë leje ndërtime. Nga të fundit parqe që kanë ngelur është dhënë leje ndërtimi. Çdo vit tek parku i madh i liqenit ngrihet nga një gradaçelë e re, ndryshojnë kufijtë e zonës së mbrojtur. Ajo që do bëjmë ne është gjëja e parë do ndalojmë këtë masakrim urban, këtë lloj kanibalizmi urban. Do të tentojmë ta drejtojmë ekonominë e qytetit nga ndërtimi drejt sektorëve produktivë. Shqipëria ka nevojë për një model të ri dhe të qëndrueshëm zhvillimi. Llaç e tulla e kulla për turistë imagjinarë ku thjesht pastrohen paratë e pista ky model zhvillimi është i dështuar”, u shpreh Qori./tvklan.al
#arlindqori
#opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan

Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë – e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan  
Follow Tvklan on Instagram:   / rtvklan  
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Комментарии

Информация по комментариям в разработке