Dhikri i Mbrëmjes (akshamit) me përkthim në shqip
Dhikri bëhet para namazit të akshamit.
Elhamdu lil-ahi vahdeh, ves-salatu ves-selamu ala men la nebijje badeh
1x Ajeti Kursij
3x sureja Ihlas (KulhuvAllahu)
3x sureja Felek
3x sureja Nas
“Mbrohem me Allahun, Dëgjuesin dhe të Gjithëditurin ndaj shejtanit të mallkuar! “Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit! Çdo falenderim i përket Allahut, Zotit të botëve, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit, Sunduesit të Ditës së Gjykimit. Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë. Udhëzona në rrugën e drejtë! Në rrugën e atyre që u ke dhuruar mirësi e jo në të atyre që kanë shkaktuar zemërimin Tënd, as në të atyre që janë të humbur”.
“Elif, Lâm, Mîm. Ky është Libri, në të cilin nuk ka dyshim. Ai është udhërrëfyes për të devotshmit, të cilët besojnë në të fshehtën, falin namazin dhe japin nga ajo që u kemi dhënë Ne; dhe për ata që besojnë në atë që të është shpallur ty (o Muhamed), në atë që është shpallur përpara teje dhe që me bindje i besojnë jetës tjetër. Ata janë udhëzuar në rrugë të drejtë nga Zoti i tyre dhe pikërisht ata janë të shpëtuarit”.
“Allahu! Nuk ka zot tjetër përveç Tij, të Gjallit, të Përjetshmit, Mbajtësit të gjithçkaje! Atë nuk e kaplon as dremitja, as gjumi! Atij i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe gjithçka që gjendet në Tokë. Kush mund të ndërhyjë tek Ai për ndokënd pa lejen e Tij? Ai di çdo gjë që ka ndodhur përpara dhe çdo gjë që do të ndodhë pas njerëzve, kurse ata nuk mund të përvetësojnë asgjë nga Dituria e Tij, përveçse aq sa Ai dëshiron. Kursi`u i Tij shtrihet mbi qiejt dhe Tokën dhe Ai nuk e ka të rëndë t’i ruajë ato. Ai është i Larti, Madhështori! S’ka detyrim në fe, tashmë është dalluar e drejta nga e shtrembra (e vërteta nga e kota)! Ai që mohon idhujt (dhe gjithçka që adhurohet në vend të Allahut) dhe beson në Allahun, ka siguruar lidhjen më të fortë, e cila nuk këputet kurrë. Allahu dëgjon dhe di gjithçka. Allahu është Mbrojtësi i atyre që besojnë. Ai i nxjerr ata nga errësira në dritë. Sa për ata që nuk besojnë, mbrojtësi i tyre është djalli, i cili i nxjerr ata nga drita dhe i shpie në errësirë. Këta janë banorët e Zjarrit (të Xhehenemit), ku do të qëndrojnë përgjithmonë”.
“Allahut i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe gjithçka që gjendet në Tokë. Edhe nëse e tregoni apo e fshihni çfarë keni në shpirtin tuaj, Allahu do t’ju kërkojë llogari për të. Kështu, Ai do të falë kë të dojë dhe do të dënojë kë të dojë. Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë. I Dërguari beson në atë (Kuranin) që i është shpallur nga Zoti i tij e po ashtu dhe besimtarët: të gjithë besojnë në Allahun, engjëjt e Tij, librat e Tij dhe të dërguarit e Tij (duke thënë): “Ne nuk bëjmë dallim mes asnjërit prej të dërguarve të Tij”. Ata thonë: “Ne dëgjojmë dhe bindemi. Faljen Tënde kërkojmë, o Zoti Ynë dhe te Ti do të kthehemi!” Allahu nuk e ngarkon askënd përtej fuqisë që ka: në dobi të tij është e mira që bën, kurse në dëm të tij është e keqja që punon. Zoti ynë, mos na ndëshko për atë që harrojmë ose veprojmë pa qëllim! Zoti ynë, mos na ngarko barrë të rëndë, ashtu si i ngarkove ata para nesh! Zoti ynë, mos na ngarko me diçka që nuk mund ta bartim! Na i shlyej gjynahet tona, na i fal ato dhe na mëshiro! Ti je Zoti Ynë! Prandaj na jep fitore kundër atyre që nuk besojnë!”
“Më mjafton Allahu; s’ka të adhuruar tjetër përveç Tij. Tek Ai jam mbështetur dhe Ai është Zoti i Arshit të Madh”.
“Thuaj: “Ai është Allahu, Një dhe i Vetëm! Allahu është Absoluti, të Cilit i përgjërohet gjithçka në amshim. Ai as nuk lind, as nuk është i lindur. Dhe askush nuk është i barabartë (a i krahasueshëm) me Atë”.
“Thuaj: “Kërkoj mbështetje te Zoti i agimit, që të më mbrojë nga sherri i gjithçkaje që Ai ka krijuar dhe nga sherri i natës, kur kaplon terri dhe nga sherri i falltarëve, që fryjnë në nyje (duke bërë magji) dhe nga sherri i smirëziut, kur vepron me smirë”.
“Thuaj: “Kërkoj mbështetje te Zoti i njerëzve, Sundimtari i njerëzve, i Adhuruari (i vetëm me të drejtë) i njerëzve, nga sherri i djallit cytës që fshihet (pasi cyt), e që hedh dyshime në gjokset e njerëzve, (qoftë ai djall) prej xhindeve apo njerëzve”.
“E arritëm mëngjesin/mbrëmjen dhe pushteti i përket vetëm Allahut. Atij i takon falënderimi. Ai nuk ka asnjë ortak. Nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Tij dhe tek Ai është kthimi”.
“E arritëm mëngjesin/mbrëmjen duke qenë në natyrshmërinë Islame, në fjalën e sinqertë (lâ ilâhe il-lall-llâh), në fenë e dërguarit tonë, Muhamedit dhe në popullin (fenë) e babait tonë Ibrahimit, i cili ka qenë besimdrejtë, musliman e nuk ka qenë prej mushrikëve (idhujtarëve)”.
“O Zoti im! Vetëm ty të takon falenderimi, ashtu siç e meriton madhështia Jote dhe pushteti Yt”.
....
Facebook: / zerikuranor
Instagram: / zeri.kuranor
Ndalohet rreptësisht çdo ndërhyrje në videot tona, qoftë shkëputje, montim a përpunim pa leje.
Zëri Kur'anor.
Информация по комментариям в разработке