Tv Klan - Ekstradohet nga Greqia Firdeuss Berberi, u arrestua në shtetin fqinj me Laert Haxhiun

Описание к видео Tv Klan - Ekstradohet nga Greqia Firdeuss Berberi, u arrestua në shtetin fqinj me Laert Haxhiun

Firdeuss Berberi, i cili kërkohej nga drejtësia shqiptare si autor i një plagosje në Prill të 2022 në Pogradec u ekstradua këtë të mërkurë nga Greqia.

Ai u soll nga kufiri tokësor dhe e morën forca të shtuara të sigurisë siç duket edhe në këto pamje të shpërndara nga Policia e Shtetit.

Berberi u arrestua në Maj të 2023 teksa ishte futur ilegalisht në Greqi bashkë me Laert Haxhiun, ky i fundit i konsideruar si një nga njerëzit më të kërkuar në atë kohë në Shqipëri dhe i ekstraduar disa javë më parë në vendin tonë.

Berberi ishte në kërkim pasi dyshohet se në 25 Prill të 2 viteve më parë bashkë me shtetasin Griseld Maxhari, qëlluan me armë zjarri ndaj shtetasit Johan Muçllari.

Për këtë ngjarje në pranga në atë kohë përfunduan edhe 5 persona të tjerë të dyshuar se nuk kallëzuan krimin dhe ndihmuan dy autorët të largohen.

Po këtë të mërkurë u ekstradua nga Greqia edhe Kujtim Demiri i dënuar me 14 vite burg për trafikim të të miturve.

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Email: [email protected]

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan  
Follow Tvklan on Instagram:   / rtvklan  
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Комментарии

Информация по комментариям в разработке