Grupi i PD kërkon përjashtimin me 60 ditë nga punimet e Kuvendit për kreun e grupit të PS, Taulant Balla për gjuhën e përdorur ndaj deputetes së Partisë Demokratike, Albana Vokshi.
Sipas grupit të PD, Balla cenoi në mënyrë të rëndë dinjitetin njerëzor të deputetes Albana Vokshi.
“Realisht nuk kishim një numër tuajin që të ju merrnin në telefon dhe të ju thonim çfarë mendoni ju. 0900 se këtë numër kam, për ty Albana padyshim”, kjo ishte fraza që tha Balla ndaj Vokshit.
Njoftimi i PD:
Në datën 05.03.2026, ora 10:00 është zhvilluar seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë. Gjatë fjalës së tij, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, deputeti Taulant Balla është shprehur: “Thamë t’ju pyesim ju njëherë, po s’kishim kohë. Realisht, realisht, realisht, realisht nuk kishim një numër telefonin tuajin që t’ju merrnim në telefon dhe t’ju thonim ore si mendoni ju për këtë. Po, 0900 se për ty kam këtë numrin, për ty Albana padyshim. Dhe pa pyetur për strukturat vendore, pa pyetur edhe për këtë padyshim. Edhe se kishim këtë mundësi. Se kishim këtë mundësi.”. Kjo gjuhë fyese, ofenduese, seksiste dhe diskriminuese ka sjellë reagimin e menjëhershëm të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike dhe, në kushtet e marrjes së masave nga kryetari i Kuvendit, edhe ndërprerjen e seancës plenare.
Neni 62 i Rregullores ka përcaktuar se: “1. Deputeti gjatë ushtrimit të mandatit respekton rregullat bazë për standardet e sjelljes, të parashikuara në këtë Rregullore dhe në Kodin e Sjelljes së Deputetit. 2. Rregullat e përcaktuara në këtë kre dhe masat disiplinore zbatohen për shkeljen e Rregullores dhe të Kodit të Sjelljes së Deputetëve.”. Ndërsa, neni 63 i Rregullores ka parashikuar masat disiplinore që zbatohen ndaj deputetit, ndër të cilat, edhe “d) përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe/ose në seancë plenare deri në 10 ditë, 30 ditë ose 60 ditë.”.
Më tej, neni 65/1 i Rregullores ka detajuar rastet kur jepet masa disiplinore “Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe/ose në seancë plenare deri në 10 ditë, 30 ditë ose 60 ditë”, ku, ndër të tjera, janë parashikuar edhe rastet kur: i) deputeti fyen deputetët e tjerë; dhe ii) në rastet e ngacmimit seksual të çfarëdoforme, sipas parashikimeve të nenit 10 të Kodit të Sjelljes së Deputetit. Kërkesa për marrjen e një mase të tillë paraqitet me shkrim nga jo më pak se 7 deputetë dhe jo më vonë se 24 orë nga dita e seancës plenare. Neni 65/2 e Rregullores parashikon procedurën që ndiqet nga Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën për shqyrtimin e kërkesës për marrjen e masës disiplinore.
Rregullorja e Kuvendit ka referuar në mënyrë të përsëritur tek Kodi i Sjelljes së Deputetit, miratuar me vendimin nr. 61/2018 të Kuvendit të Shqipërisë, i cili në nenin 3 ka parashikuar se: “Deputeti, gjatë ushtrimit të mandatit, duhet: ë) të jetë model për zgjedhësit dhe të sillet në mënyrë që të nxisë zbatimin e standardeve më të larta të sjelljes edhe për të rinjtë që përfshihen në politikë;”. Ndërsa, neni 5 i Kodit parashikon: “1. Deputeti, gjatë ushtrimit të mandatit, shfaq standardet më të larta të sjelljes së qytetëruar, dinjitoze dhe të etikës parlamentare korrekte.”.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#PD#Balla#TopChannelNews
Информация по комментариям в разработке