NGA DHIMBJA TEK QËLLIMI — NGA ZBRAZËTIA TEK PËRMBUSHJA ♡ Rrugëtimi Im drejt së Vërtetës!

Описание к видео NGA DHIMBJA TEK QËLLIMI — NGA ZBRAZËTIA TEK PËRMBUSHJA ♡ Rrugëtimi Im drejt së Vërtetës!

Përshëndetje dhe mirë se vini në kanalin dhe Podcastin tim të ri: Zgjimi i Shpirtit— Një udhëtim drejt vetclirimit.💫

Në këtë video, flas për ndjenjën e boshllëkut dhe mungesën e përmbushjes që shumë prej nesh përjetojmë në jetë.

Shpresoj se kjo historia ime do t’ju frymëzojë dhe t’ju motivojë të gjeni qëllimin tuaj dhe të gjeni paqe të brendshme (përmbushje).

Shpesh e ngatërrojmë këtë zbrazëtirë me depresionin apo me diagnoza të tjera, duke kërkuar zgjidhje jashtë vetes, por në të vërtetë, është mungesa e lidhjes me qëllimin tonë të vërtetë – thirrjen që Allahu ka vendosur në zemrat tona.

Vetëm në lidhjen me Zotin zemra gjen qetësinë që i mungon.

Mbaj mend se asnjë qenie tjetër nuk mund të të përmbushë përveç Allahut. Njerëzit, pasuria dhe gjithçka tjetër janë të përkohshme, ndërsa përmbushja e vërtetë gjendet vetëm në lidhjen me Krijuesin.

Sa herë që ndihesh bosh, kujto se zemra gjen qetësi tek Allahu. Kërko tek Ai paqen, qëndrueshmërinë dhe përmbushjen që bota nuk mund të ta ofrojë.

Gjetja e qëllimit është një udhëtim personal, dhe unë shpresoj që ndarjen e kësaj historie t’ju ndihmojë në rrugëtimin tuaj.

Gjithashtu, ju sugjeroj të dëgjoni meditimin e fundit islamik që kam bërë, i cili do t’ju ndihmojë të gjeni qetësi, të cliromi frikat (traumat) dhe të thelloni lidhjen tuaj me Allahun.

Kliko ktu te linku direkt për meditimin:    • ❤️‍🔥CLIRO TRAUMAT ♡ MEDITIM ISLAM ME ...  

Na ndiqni për më shumë përmbajtje frymëzuese islame dhe këshilla për një jetë të lidhur me qëllimin e Allahut.

1. Historia Ime: Kush jam un—Më Njihni më Mirë:

Unë jam Arlinda, një udhëheqëse e meditimit islam në gjuhën shqipe. Synimi im është të ndihmoj në zgjimin e shpirtit dhe udhëtimin drejt vetëçlirimit përmes meditimit islam dhe praktikave shpirtërore. Ky është meditimi im i parë islam (halal)—një udhëtim shpirtëror që kam nisur me udhëzimin e Allahut për tu ndihmuar me u va çliruar shpirtin, zemrën dhe mendjen nga peshat e së kaluarës.


2. Udhëtimi im Shpirtror për Të Vërtetën:


Unë jam një individ që ka kaluar një udhëtim të thellë dhe të gjatë, duke filluar me mësimet e Budizmit dhe meditimin. Pas një periudhe studimi të Budizmit, vazhdova edhe disa vjet të tjera të studioj thellë Biblën, por e kuptova se diçka mungonte. Kam bërë shumë punë të brendshme për t’u njohur më mirë me veten, dhe pas shumë vitesh kërkimi të vertetes, fillova të studioj Kur’anin.

Nuk po them që ka diçka të gabuar me Biblën ose Budizmin, por kam hasur shumë kontradikta, veçanërisht në Bibël, dhe kjo ishte arsyeja që vazhdoja të kërkoja të vërtetën. Gjatë dy deri në tre viteve të fundit, kam praktikuar së bashku Bibelën dhe Kur’anin në këtë kërkim. Pas gjithë këtij udhëtimi, arrita në përfundimin se Kur’ani është e vërteta.

Gjatë viteve të fundit, kam ndarë mësimet e mia rreth eksperiencës sime në rrjetet sociale TikTok dhe Instagram në gjuhën angleze, dhe kam arritur një rrjet të madh prej 136K ndjekësish. Por jam ndalur së postuari sepse nuk ndihesheshte korrekt. Nuk është çështje e numrit të ndjekësve, por e ndarjes së së vërtetës, të cilën e kam mohuar për shumë kohë. Asnjëherë nuk kam guxuar të flas për Islamin për shkak të frikës (Islamofobi) nga opinioni dhe paragjykimi i të tjerëve. Çdo herë që ndaja diçka në rrjetet sociale ndihesha fajtore për mos ndarjen e së vërtetës, që është Allahu. Që e vogël kam besuar në Zot, por nuk kam praktikuar asnjë fe. Edhe kur fillova këtë rrugëtim shpirtëror, besoja thellësisht në zemrën time në Allahun dhe lutesha, kërkoja falje dhe udhëzim nga Zoti, por prapëseprapë nuk kisha guximin të flisja hapur për Kur’anin dhe Islamin.

Së fundmi, kam çliruar këto frika (trauma) dhe jam gati të ndaj të vërtetën me botën. Tani nuk kam më frikë, sepse Allahu është me mua. Ai në të vërtetë gjithmonë ka qenë me mua dhe më ka udhëhequr në këtë rrugëtim, por unë e kam vonuar momentin për shkak të frikës sime.

Besoj se gjithçka ndodh për një arsye dhe se Allahu më ka formuar dhe modeluar për t’u bërë personi që Ai më ka zgjedhur dhe dëshiron të jem.

Tani jam gati, sepse kjo ndihet më shumë se e saktë, dhe gjithashtu tani jam e bindur në vete dhe kam mësuar shumë nga eksperiencat e mia.

Kjo është një urdhër nga Zoti dhe unë jam plotësisht e përkushtuar ndaj Tij… Besoj se ky është vendimi më i mirë që kam marrë ndonjëherë në jetën time. Elhamdulilah!


Hashtags:
#qellimijetes #paqe #besimi #lumturi #Islam #motivim #thirrjaezotit #rikthimtekAllahu #udhëzim #besiminAllah #videoislami #shqip

Комментарии

Информация по комментариям в разработке