Top News/ Turqia dhe Greqia bllokojnë Shqipërinë. Kandidatura e Igli Hasanit për Sekretar të OSBE-së

Описание к видео Top News/ Turqia dhe Greqia bllokojnë Shqipërinë. Kandidatura e Igli Hasanit për Sekretar të OSBE-së

Kryeministri Edi Rama, Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan dhe Kryeministri grek, Kiriakos Mitsotakis u takuan bashkërisht gjatë punimeve të takimit të radhës të Komunitetit Politik Europian, që zhvilloi punimet në Budapest të Hungarisë.
Fotot e tre udhëheqësve u publikuan për herë të parë nga mediat turke dhe ato greke dhe më pas u shpërndanë edhe në rrjet. Imazhet shoqëroheshin me artikuj se temë e bisedës mes Ramës, Erdogan dhe Mitsotakis ishte thellimi i bashkëpunimit mes tre vendeve.
Por nga ku mund të nisë ky thellim? Më së pari nga OSBE, ku kokëfortësia turke dhe ajo greke po bllokojnë kandidaturën shqiptare të Igli Hasanit që të zgjidhet Sekretar i Përgjithshëm i Organizatës. Votimi i fundit që u mbajt në Vjenë tregoi se kandidatura e Shqipërisë kishte mbështetjen e 39 nga 56 vende të organizatës, 9 të tjera abstenuan dhe 9 votuan për kandidaturat e përbashkëta të Turqisë dhe Greqisë.
Dy vendet janë përfshirë në një aleancë të pazakontë në OSBE, ku Greqia mbështet kandidaturën turke për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të OSBE-së dhe në këmbim Turqia mbështet kandidaturën greke për drejtuesen e ODIHR.
Ky qëndrim kokëfortë në bllok i Ankarasë dhe Athinës është fajësuar nga analistët, diplomatët dhe ekspertët e OSBE-së si arsyeja kryesore se pse organizata nuk ka ende një Sekretar të Përgjithshëm, edhe pse kandidatura e Igli Hasanit, me përvojën në këtë organizatë ka marrë miratimin e shumicës dhe qëndrimin neutral të pjesës tjetër.
Në këtë pjesë, Hasani penalizohet nga fakti që për zgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm të OSBE-së kërkon votën unanimet të të gjithë vendeve anëtare.





Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#TopNews#Bllokimi#Shqiperia

Комментарии

Информация по комментариям в разработке