I ofruan 5000 euro për një pëllumb, Soni Arapi nuk tundohet: Pasioni nuk blihet me para |Një nga ne

Описание к видео I ofruan 5000 euro për një pëllumb, Soni Arapi nuk tundohet: Pasioni nuk blihet me para |Një nga ne

Personazhi i radhës në emisionin “Një nga ne” është Soni Arapi.
32 vjeçari nga fshati Ngurrëz e Vogël në Lushnje punon si mekanik, por pasioni i tij më i madh janë pëllumbat.
Që në moshën 7 vjeçare është kujdesur për ta ndërsa prej një viti merret intensivisht me stërvitjen e tyre. Aktualisht ka rreth 50 pëllumba, por 3 prej tyre spikasin për shkak të emrave që u ka vendosur.
Tyson, Cunami dhe Tornado janë shumë të lidhur me të dhe e ndjekin me kilometra të tërë. I ka aq përzemër sa shifrat e kripura që i kanë ofruar nuk e kanë tunduar. Dashuria që i ofrojnë nuk mund të blihet me para.
“Më kanë ofruar dhe 5000euro për një pëllumb”, tregon lushnjari.
Ndër të tjera na tregon si e organizon kohën mes jetës familjare, zanatit, punëve të fshatit dhe pasionit të tij të madh.“Një nga ne”, formati më i ri i mini-dokumentarëve prodhim i Departamentit të Programacionit të Report Tv.
Qëllimi i këtij formati të ri është jo vetëm të sjellë jetën e vërtetë në Shqipëri por edhe të tregojë nëpërmjet tyre forma dhe mënyra për t’ia dalë mbanë situatave të ndryshme me të cilat ndeshemi në përditshmërinë tonë. Mini-dokumentarët do të realizohen nga gazetarja Xhensila Nako, nën kujdesin e gazetares Yllka Kamenica e cila është edhe redaktore e rubrikës së Specialeve në televizionin Report Tv.

#reporttv #njëngane

Комментарии

Информация по комментариям в разработке