E diela shqiptare - Shihemi ne gjyq! (29 korrik 2018)

Описание к видео E diela shqiptare - Shihemi ne gjyq! (29 korrik 2018)

www.tvklan.al Talk-show LIVE nga Ardit Gjebrea ne KLANHD & TVKLAN;

Kronikë më e plotë: https://tvklan.al/e-diela-shqiptare-e...

Në seancën e fundit për këtë sezon të “Shihemi në gjyq” u trajtua rasti i Myfides, një zonjë nga Fieri. Myfidja është zotuar për të shpënë deri në fund amanetin e babait të saj që la para se të vdiste. Konflikti qëndron mes saj dhe djalit të xhaxhait, Sulejmanit, i cili sipas Myfides ka përfituar një truall në mënyrë të padrejtë. Nga ana tjetër Sulejmani i thotë asaj t’i kërkojë përgjigjet te vëllai dhe te e ëma e saj. Myfidja ka thirrur në seancë mamanë e saj, Shanikon, që të dëgjojë një të vërtetë nga ajo. Një e vërtetë që mund të jetë përgjigje e shumë pikëpyetjeve.

Myfide: Problemi im e ka zanafillën në vitin 1997. Është blerë kjo shtëpi në vitin 1958, e ka blerë gjyshi bashkë me katër djemtë e tij, babanë tim dhe xhaxhallarët.

Në vitin 1972 zhvendoset një xhaxha dhe merr banesë tjetër në apartament, pjesën e tij na e kalon ne. Bëhet fjalë për xhaxhain tim, Xhelal Kullën.

Pas dy vitesh të ikjes së xhaxhait, Xhelal Kulla, zhvendoset edhe xhaxhai i vogël, Refati, duke i lënë pjesën takuese, Hajdarit, xhaxhait tjetër.

Përfundimisht në shtëpi ngelemi familja e xhaxhait dhe neve. Me ardhjen e demokracisë, nëna ime vazhdonte të jetonte në po atë shtëpi, djali i xhaxhait Sulejman Kulla vendos të ngrejë një banesë tjetër dhe i kërkon nënës sime për të ia lënë atë pjesë takuese të shtëpisë së saj, dhe të ndërtojë shtëpinë e re...

Комментарии

Информация по комментариям в разработке