Kenget e Shekullit - Edicioni 4, nata 6

Описание к видео Kenget e Shekullit - Edicioni 4, nata 6

Nata e gjashtë e edicionit të katërt të spektaklit “Këngët e Shekullit" kishte si protagoniste këngëtaren Maya.
Ajo e çeli mbrëmjen me një këngë vlonjate të titulluar “Gjitonen që kisha pranë”.
Tre tenorët e “Gjeniut të Vogël” Klejti Mahmutaj, Riad Pashi dhe Tedi Paçrami ishin të ftuarit e parë që kënduan krah këngëtares një këngë arbëreshe.
“Tumankuqja” dhe “Kno bylbyl ti fushave” ishin këngët e radhës që interpretoi Maya.
Anjeza Maja ishte një tjetër e ftuar e natës së gjashtë e cila këndoi një duet sëbashku me këngëtaren Maya.
Virgjini Mile ishte po ashtu e ftuar në “Këngët e Shekullit” dhe interpretoi krah Mayas këngën “Mora përpjetë kalanë”.
“Vajzë e valëve” një nga perlat e muzikës polifonike u interpretua nga familja e Mayas.
Atmosfera u ndez edhe më shumë nga një tjetër këngë që interpretoi Maya të titulluar “Cër cër cër ia bën tigani”.
“Vallja e Osman Takës” ishte interpretimi i radhës që bëri këngëtarja.
Petrit Lulo i cili cilësohet si bilbili i muzikës së jugut ishte po ashtu i ftuar në “Këngët e Shekullit” në natën e gjashtë dhe interpretoi këngën “O bilbil i malit ç’ke që nuk këndon” bashkë me këngëtaren Maya duke mbyllur kështu natën e gjashtë.
*Ky material është pjesë përbërëse e arkivës së Televizionit Klan për periudhën 1998-2012 që do të publikohet në kanalin e ri në YouTube /RTV Klan Arkiv. /tvklan.al

Комментарии

Информация по комментариям в разработке