"Ti je lesh i tërë"/"TIMS", Salianji-Ardi Veliun: Me këtë gjuhë fol ndonjë vend tjetër!Je analfabet

Описание к видео "Ti je lesh i tërë"/"TIMS", Salianji-Ardi Veliun: Me këtë gjuhë fol ndonjë vend tjetër!Je analfabet

#oranews #ervinsalianji #tims #ardiveliu

Është shoqëruar me debate seanca e dëshmisë së ish-drejtori të AMP-së, Ardi Veliu në Komisionin hetimorë të TIMS, pasi ky i fundit ka kërkuar të dëshmojë më dyer të mbyllura, pasi sipas tij ka të bëjë me të dhëna sekrete dhe sensitive.

Salianji u shpreh fillimisht se seanca duhet të zhvillohej me dyer të hapura, pasi nuk kishte një kërkesë të mirëfilltë nga ana e dëshmitarit për tu zhvilluar me dyer të mbyllura, por kjo është kundërshtuar nga mazhoranca.

“Duke qenë që nuk kemi një kërkesë formale ku dëshmitarët mund të kërkojnë vetëm për raste sipas ligjit që nëse u referohet vlerësimit profesional, u rrezikohet jeta dëshmitarëve, nuk i rrezikohet jeta, kur publiciteti mund të sjell hapje të dhënave që duhen mbajtur sekret, edhe në këtë rast nuk jemi, do e zhvillojmë seancën sipas ligjit me dyer të hapura”, argumetoi Salianji.

Këmbëngulja për një seancë me dyer të mbyllura ka shkaktuar debate mes palëve, pasi Veliu iu drejtua Salianjit duke thënë se “Nuk kam ardhur të tallesh as ti, askush këtu”, ndërsa demokrati i ndërpreu fjalën.

“Me këtë gjuhë fol ndonjë vend tjetër se këtu nuk e bën dot. Bëjeni diku tjetër ku jeni mësuar, kur e drejtoj unë komisionin nuk e bën dot këtë, nuk e guxon dot”, u shpreh Salianji pasi Veliu filloi të fliste pa mikrofon.

Për më shumë lexoni: https://www.oranews.tv/politike/ti-je...

Website: www.oranews.tv

Youtube http://bit.ly/2DDddtL

Facebook: http://bit.ly/2RkUN4s

Instagram   / oranewstv  

Twitter   / oranewsrtv  

Follow Televizionin Ora News

Комментарии

Информация по комментариям в разработке