E diela shqiptare - Shihemi ne gjyq! (4 mars 2018)

Описание к видео E diela shqiptare - Shihemi ne gjyq! (4 mars 2018)

Motër e vëlla vijnë në këtë seancë ndërmjetësimi të rubrikës "Shihemi në Gjyq" në emisionin "E Diela Shqiptare" për një konflikt të lindur nga humbja e një lope.

Yrke akuzon Xhevahirin se i ka falur hajdutit lopën dhe dëmshpërblimin që u takon, duke kërkuar madje edhe përjashtimin e tij nga prona e përbashkët.

"Unë kam ardhur sot këtu sepse më ka humbur një lopë në vitin 2015. Jemi një familje e përbërë nga dy vëllezër dhe një motër që jemi në këtë biznes, jemi tre bashkëpunëtorë dhe babai katër. Jemi të ndarë secili me familjen e tij, por jemi bashkëpronarë. Më datë 20 Gusht ne kemi qenë në një dasëm dhe kemi lënë një çoban në fermën me 100 krerë lopë që kemi. Kur kthehemi nga dasma e merr në telefon vëllain që kam sjellë këtu dhe i thotë që nuk ka dy lopë. S'ka gjë i thotë ky se do i shikoj vetë. Shkojnë dy vëllezërit e mi dhe burri në fermë se e kemi dy orë larg dhe e shikojnë që nuk ishte lopa me gjithë myshqerën e saj. Për 15 ditë me rradhë nuk kemi lënë vend pa i kërkuar".

Per me teper klikoni linkun:
http://tvklan.al/vidhet-lopa-motra-te...

Facebook:   / tvklan   Talk-show LIVE nga Ardit Gjebrea ne KLANHD & TVKLAN

Комментарии

Информация по комментариям в разработке