Kush vjen per dreke? - Kristi Janku dhe Irgen Çela (22 maj 2018)

Описание к видео Kush vjen per dreke? - Kristi Janku dhe Irgen Çela (22 maj 2018)

www.tvklan.al Emision entertainment nga Arjola Shehu

Ai është një nga aktorët më të njohur që me humorin e tij na bën të gjithëve të qeshim.

Bëhet fjalë për Irgen Çelën i njohur ndryshe si Xhoda në “Portokalli”. Aktori ishte sot i ftuar në emisionin “Kush vjen për drekë”, në Tv Klan nga ku tregoi se nuk ka raport të mirë me gatimin, por i pëlqen të shohë të tjerët duke gatuar.

Kaq ka mjaftuar që të dy konkurentët Irgen Çela dhe Kristi Janku të bëhen bashkë dhe të përfshijnë në gatim moderatoren Arjola Shehu.

“Unë nuk di të gatuaj, por shikoj të tjerët kur gatuajnë. Duke qenë se jam i ftuar mendova se do më bëjnë një drekë dhe për privilegj do të gatuaje ti për mua. Nuk e dija që ishte konkurs. Unë dua që të gatuash ti. Na trego çfarë do të gatuash sot? ”, tha Çela.
Ndërkohë Janku tha se ajo dhe konkurenti i saj kanë menduar të ndërrojnë rolet.

“Ne kemi menduar t’i ndërrojmë pak rolet sot. Unë kam marë një përparse timen të cilën do t’ia vëmë Arjolës që të gatuaj me ne. Zakonisht është shumë e vështirë për personazhet edhe të gatuajnë edhe të flasin, ta shikojmë një herë Arjolën si do jetë sot”, tha Janku.

E vënë në pozitë moderatorja ka pranuar sfidën dhe është përfshirë në gatim bashkë me të ftuarit.

“Unë një kek di ta bëj, por ky nuk është rasti që unë të gatuaj. Njerëzit duhet të kenë një imazh më të mirë për mua”, tha me humor Shehu.

Комментарии

Информация по комментариям в разработке