Uniko – Vrasja e ish-deputetit Pashko Ujka, familjarët thyejnë heshtjen! (Publikohen kamerat)

Описание к видео Uniko – Vrasja e ish-deputetit Pashko Ujka, familjarët thyejnë heshtjen! (Publikohen kamerat)

#pashkoujka #uniko #spartakkoka #klan #klanplus

Familjarët e ish-deputetit Pashko Ujka thyejnë heshtjen. Ata flasin për herë të parë për vrasjen të afërmit të tyre. Publikohen pamjet e kamerave të sigurisë.
***

Emisioni Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus publikon pamjet e kamerave të sigurisë, ku shfaqen çastet e fundit të jetës së ish-deputetit Pashko Ujka përpara se të vritej.

Ngjarja ka ndodhur në Shkodër në lagjen “Vasil Shanto” më 29 Nëntor 2021 rreth orës 18:15. Ujka ishte nën shoqërinë e bashkëshortes së tij, znj.Natalinë, kur u qëllua me plumb pistolete.

Në pamjet e kamerave të sigurisë shfaqet Pashko Ujka dhe bashkëshortja e tij teksa dalin nga rrugica e pallatit të tyre, rreth 15 minuta përpara vrasjes. Ata nisen për shëtitje për tek lulishtja e lagjes që është vetëm pak metra larg.

Pak minuta më vonë, në pamjet e kamerave shfaqet edhe vëllai i Pashko Ujkës, z.Gjekë Ujka. Ai shkon drejt trotuarit që të çon për tek lulishtja. Në distancë ai përshëndet me dorë vëllain e tij dhe kunatën. Më pas kalon rrugën dhe afrohet drejt tyre, me të cilët bisedon për pak çaste.

Pastaj kthehet sërish për tek trotuari ku po qëndronte. Ndërsa Pashko Ujka dhe bashkëshortja vazhdojnë shëtitjen e tyre përreth lulishtes së lagjes “Vasil Shanto”. Ata janë të filmuar nga kamerat e sigurisë, të cilat janë publikuar nga emisioni Uniko.

Në kamera duket edhe një person tjetër që qëndron në mes të lulishtes pranë vendit ku u vra Pashko Ujka. Familjarët pretendojnë se ai është një person i dyshimtë që vëzhgonte lëvizjet e Pashko Ujkës dhe bashkëshortes së tij.

Gjithashtu sipas pretendimit të familjarëve, një makinë tip Benz, e dyshimtë, shfaqet në rrugën tek lulishtja që mbërriti sapo ishte qëlluar Pashko Ujka. Ajo makinë ndalon për pak çaste me bllokazhe të ndezura.

Vetëm 7 minuta pas takimit që Pashko Ujka pati me vëllain e tij, ky i fundit njoftohet në telefon se diçka kishte ndodhur. Ai qëndronte sërish në të njëjtin trotuar si dhe më përpara, ndërsa Benzi i dyshimtë ndaloi dhe kaloi përpara këmbëve të tij. Me nxitim ai niset për të shkuar drejt vendit ku Pashko Ujka u qëllua. Për një çast ai ngatërron vendndodhjen dhe rrotullohet për të shkuar tek lulishtja përballë Katedrales.

Gjashtë minuta më vonë, në vendngjarje mbërriti policia. Pas policisë, aty mbërriti edhe ambulanca. Në orën 18:23, rreth 9-10 minuta pasi Pashko Ujka ishte qëlluar, ambulanca niset drejt Spitalit të Shkodrës për të transportuar ish-deputetin të plagosur. Fatkeqësisht, Pashko Ujka ndërroi jetë në spital për shkak të hemorragjisë së brendshme.

Pashko Ujka kishte në trup një plumb pistolete. Ai ka qenë me bashkëshorten duke bërë shëtitje kur u qëllua me armë. Sipas deklarimeve të saj në polici, ajo nuk kishte kuptuar asgjë deri në momentin kur Pashko Ujka u rrëzua përtokë. Sipas saj, nuk kishte parë as gjak dhe në momentin e parë nuk kishte kuptuar që ish-deputeti ishte qëlluar. Më pas lajmëroi policinë, ambulancën dhe kunatin e saj Gjekë Ujka, që qëndronte vetëm pak metra më tutje.


#Uniko #SpartakKoka #KlanPlus | Misteret e pazbardhura të kronikës. Çështjet më të bujshme të drejtësisë në vend. Që nga historitë më të fundit deri tek ato që tashmë janë harruar.Me dëshmi, intervista,pamje dhe dokumente të papublikuara më parë.

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan  
Follow Tvklan on Instagram:   / rtvklan  
Programet e Tvklan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Комментарии

Информация по комментариям в разработке