Programi për infrastrukturën në Shqipëri, ministri Gonxhja: Projekt autentik dhe modern për stadium

Описание к видео Programi për infrastrukturën në Shqipëri, ministri Gonxhja: Projekt autentik dhe modern për stadium

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ishte sot i pranishëm në prezantimin e programit për infrastrukturën “Urat e reja për Shqipërinë 2030″.

Një program i ri zhvillimi i pronave publike, për të ndërtuar përmes partneriteteve me sipërmarrjen private vepra të reja të infrastrukturës publike, administrative, turistike, kulturore e sociale

Gjatë fjalës së tij ministri Gonxhja tha se falë programit për infrastrukturën do të ndërtohet stadium i ri te “Selman Stërmasi”.
Ministri tha se stadiumi i ri do të jetë modern dhe autentik, duke i dhënë atij shkëlqimin që meriton.

Blendi Gonxhja: Më vjen mirë që jemi këtu për t’i dhënë një drejtim të ardhmes së Selmanit pa e lënë më atë që të jetë bir selman i nënëse i kopjeve të shëmtuara të strukturave si ato që përmenda të paktën për pjesën e projekteve që e kemi pas trashëguar nga koha e monizmit në Shqipëri.

Kalojmë në një projekt të stadiumit të ri modern autentik nuk do jetë padyshim as San Siro as Arena për shkak të kushteve. Përpos të qënit stadium do të jetë edhe një pol i jashtëzakonshëm zhvillimi në zemër të Tiranës.

Përsëritja e historisë së shkesit Air ALBANIA, apo Qemal Stafës do sjellë përfitim të jashtëzakonshëm edhe për të gjithë zonën përreth që do të fitojë në vlerën e pronës apo gjenerim i aktivitetit të shtuar ekonomik.

E nisa fjalën me Selman Stermasin, por nuk është i vetëm. Në total janë 22 institucione dhe mbi 10 mijë punonjës shtetëror që do të gjejnë strehim në megakompleksin në kryeqytet. Natyrisht se si portofol është pjesë e pandashme e vizionit tonë të Shqipërisë 2030.

Projekti tjetër ai i parkut Durana është një projekt ambicioz për të shndërruar Shqipërinë në një lider në rajon në shumë funksione nga fizike dhe ato në operativitet virtual. Projekt i mbështetur direkt mga MEKI që në 2024. Përpos transformimit të marrëdhënies qytetare koorporata në këtë rast po ia del me ndreqjen e menaxhimit të pronës publike.
Trashëguam një vend me mbi 400 mijë objekte të ngritura pa leje, 350 mijë parcela si një rezultat i fragmentarizmit të çmendur që ndodhi në bujqësi dhe në raport me pronën.
U gjendëm përpara një situate kolapsi me prona të pakufizuara, me prona që ekzistonin vetëm në letër apo vetëm në natyrë. U gjendëm në një situatë që largonte çdo investitor.
Të gjitha këto problema janë futur në rrugën e zgjidhjes me reformat e zbatuara nga qeveria jonë ndër vite.
Ndërkohë drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, Adelina Greca, bëri me dije gjatë prezantimit se faza e parë për të marrë pjesë në këtë projekt është e hapur deri më 24 Janar.

Sipas saj, investitorët që duhet të paraqesin projektet e tyre për zhvillimin e stadiumit “Selman Stërmasi” dhe hapësirave përreth duhet të jenë arkitektë dhe sipërmarrës.

#panoramatvalbania #gazetapanorama #panoramaonline #panoramaalbania

Për të ndjekur kanalin tonë në YouTube bëni subscriber në: Gazeta Panorama

Like Gazeta Panorama Online në Facebook: Gazeta Panorama Online

Follow Gazeta Panorama në Instagram: Panorama.al (@gazeta.panorama)

Follow Gazeta Panorama në Twitter: Gazeta_Panorama

Комментарии

Информация по комментариям в разработке