Top News/ Aksioni i tatimeve, Serbia e quan terror/ ‘Akt barbar që kërcënon mbijetesën e serbëve’

Описание к видео Top News/ Aksioni i tatimeve, Serbia e quan terror/ ‘Akt barbar që kërcënon mbijetesën e serbëve’

Beogradi zyrtar ka dënuar aksionin e Policisë së Kosovës në veri të vendit ndaj biznesve të dyshuara për veprimtari financiare të jashtëligjshme. Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviç, e cilësoi aksionin si “akt barbar që drejtpërdrejt kërcënon mbijetesën e popullit serb” në Kosovë.
“Kujt dhe pse po iu pengon Banka Postare Kursimore? Për shkak të çekut. Serbët në Kosovë janë komuniteti i vetëm në Evropë që nuk mund të operojnë normalisht. A kanë të drejtë ata që të kenë paga dhe pensione? Apo asgjë nuk iu lejohet”, tha Vuçeviç në një njoftim të qeverisë serbe.
Lidhur me këtë, një reagim ka pasur dhe ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiç, sipas të cilit, kryeministri Kurti vazhdon “me terror ndaj popullit serb” në Kosovë, duke kryer “bastisje në degët e Bankës Postare Kursimore”, duke shtuar se “kjo çon në konflikte të reja në Ballkan, me pasoja të pallogaritshme”.
Zyra për Kosovën në Qeverinë serbe pretendon se gjatë aksionit, Policia e Kosovës ka “keqtrajtuar” punonjësit e institucioneve serbe, duke iu bërë thirrje përfaqësuesve ndërkombëtarë që urgjentisht të ndalojnë Kurtin.
Policia e Kosovës tha se aksioni u zhvillua pas raportimeve të institucioneve monitoruese financiare. Ky aksion mbylli gjashtë objekte të Banës Postare Kursimore, pasi vepronin në mënyrë të paligjshme në veri të vendit.

Pamje:AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#TopNews#Serbi#Kosove

Комментарии

Информация по комментариям в разработке