Shteti Bektashi, Samarxhi: Përgjigje strategjike ndaj rritjes së ekstremizmit global

Описание к видео Shteti Bektashi, Samarxhi: Përgjigje strategjike ndaj rritjes së ekstremizmit global

Gazetari dhe Ferdinand Samarxhi ka folur për idenë e themelimit të një shteti sorvan të Urdhrit Bektashi në Shqipëri, duke e cilësuar këtë si një “lëvizje strategjike të kohës.” Samarxhi, duke theksuar rolin e rëndësishëm që luan ky shtet në forcimin e paqes dhe tolerancës ndërfetare, ka shpjeguar se ky është një moment kyç për Shqipërinë dhe për rajonin.

Samarxhi e konsideron nismën e Kryeministrit Edi Rama si një lëvizje të domosdoshme për të promovuar një dialog ndërfetar dhe për të përballuar sfidat e rritjes së ekstremizmit global. Ai shprehu se këtë hap duhet parë si një “përgjigje strategjike ndaj kërcënimeve që po rriten në mbarë botën,” duke e cilësuar këtë veprim si një model të integruar që ilustron angazhimin e Shqipërisë për paqe dhe stabilitet në rajon.

“Ky është një moment historik, i cili e pozicionon Shqipërinë si një faktor kyç të paqes dhe stabilitetit në Ballkan, duke dhënë një shembull të jashtëzakonshëm të tolerancës dhe dialogut ndërfetar,” tha ai.

Комментарии

Информация по комментариям в разработке