Të dhëna të tjera kanë dalë në pah lidhur me patrullimin e policisë në lagjen “Guerrile” të Shkodrës, e cila përfundoi në përdorimin e armëve të zjarrit.
Sipas policisë, Barush Bregu, i njohur edhe si Bajram Bregu, ishte autori i të shtënës në ajër, në përpjekje për të zmbrapsur uniformat blu. Ky i fundit është një emër i njohur për policinë për shkak të precedentit të theksuar kriminal, teksa konsiderohet edhe si krahu i djathtë i Ibrahim Licit, po ashtu një personazh i njohur në botën e krimit.
Policia njofton se në automjetin që u vu në ndjekje ndodheshin edhe 2 persona të tjerë, një 17-vjeçar dhe një 43-vjeçar, të cilët u vunë në pranga.
Ndërkohë Barush Bregu është shpallur në kërkim, teksa arma e zjarrit me të cilën ai qëlloi është sekuestruar.
Njëkohësisht, ai rezulton në kërkim edhe për përfshirje të dyshuar në një atentat të mëparshëm në Shkodër, ku humbën jetën Armando Pali dhe Liridon Kraja, ndërsa mbetën të plagosur Erogen Vaso, i njohur edhe si Brajoviç, si dhe kamarierja Meri Kaceri. Sipas hetimeve, dyshohet se Bregu ka siguruar armët, mjetet dhe pajisjet e përdorura në atë sulm.
Në vitin 2016 ai u dënua me katër vite burg për kultivim të bimëve narkotike në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje. Dy vite më pas, gjatë një kontrolli në banesën e tij, policia gjeti një automatik kallashnikov. Në maj të vitit 2019 ai u arrestua sërish pasi ishte shpallur në kërkim për disa akuza të rënda.
I konsideruar si një nga personat me ndikim në botën e krimit në Shkodër, Bregu dyshohet të ketë qenë një bashkëpunëtor i afërt i Ibrahim Licit, i cili akuzohet si autor i dyshuar i vrasjes së dyfishtë të vëllezërve Bilali më 30 mars. Familja Lici përmendet prej kohësh në përplasje me grupin tjetër kriminal Bajri.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#TopNews#Policia#Shkoder
Информация по комментариям в разработке