Ditari- BE 160 milionë euro për Ukrainën nga pasuritë e bllokuara ruse

Описание к видео Ditari- BE 160 milionë euro për Ukrainën nga pasuritë e bllokuara ruse

Në Kosovë, gjatë një diskutimi të hapur mbi dialogun, njohës të zhvillimeve politike nga komuniteti shqiptar dhe serb thanë se normalizimi i marrëdhënieve Kosovë – Serbi po pengohet nga thellimi i përçarjeve ndëretnike dhe tensionet e vazhdueshme në veri. Në Tiranë Kuvendi miratoi ndryshimet e kërkuara nga Gjykata Kushtetuese në ligjin për trajtimin e studentëve të mjekësisë. Qeveria thotë se ligji synon të frenojë largimin e mjekëve të rinj, por studentët i thane Zërit të Amerikës se për këtë duhen rregulluar kushtet e punës. Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen mblodhi sot në Bruksel udhëheqësit e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ajo tha se BE-ja dhe Ballkani Perëndimor po i afrojnë ekonomitë dhe tregjet e tyre përmes planit të Rritjes prej gjashtë miliardë eurosh për rajonin.

Комментарии

Информация по комментариям в разработке