Histori me Zhurmues - Viti 1986 - Sezoni 2 (4 Korrik 2010)

Описание к видео Histori me Zhurmues - Viti 1986 - Sezoni 2 (4 Korrik 2010)

Një program nga Pandi Laço

Tre intervista interesante që lidhen me ngjarje dhe dokumentarë të vitit 1986 ishin boshti i emisionit “Histori me zhurmues” në mbrëmjen e sotme.

Pirro Andoni, ish-ambasador i Shqipërisë në Argjentinë që nga viti 1984, rrëfeu anën e panjohur të karrierës së tij si diplomat në këtë vend, si i ra në dorë nga një punonjës i Ambasadës së SHBA në Buenos Aires, një dokument sekret mbi veprimtarinë agjenturore të ish-kryeministrit Mehmet Shehu, takimet me personalitetet e larta të Amerikës Latine dhe me diasporën shqiptare, që nga emigrantet ekonomikë, të ikur para përfundimit të Luftës së Dytë Botërore deri te të arratisurit politikë, korrespondencat e tij me Ministrinë e Jashtme në Tiranë, bisedat konfidenciale me kolegët ambasadorë të Shqipërisë dhe udhëheqës të lartë të Partisë dhe të shtetit.

I ftuar në mbrëmjen e sotme ishte edhe Ibrahim Toshkezi, ish-drejtor i Uzinës së Plastmasit në Lushnje në vitin 1986, që mbetet në kujtesat e bashkëkohësve për prodhimet e saj interesante. Konvertimi i teknologjisë kineze me atë perëndimore, si dhe disa nga elementet e ekonomisë së tregut, e shndërruan këtë uzinë në një ndërmarrje me një gamë të gjerë prodhimesh dhe kompetitive.

Një tjetër personazh i nxjerrë nga dokumentarët e kohës është edhe Fahrije Basha, vajza nga Shishtaveci i Kukësit, ish-studente e Institutit të Lartë Bujqësor, e cila rrëfeu për detajet e realizimit të dokumentarit dhe momentet e rëndësishme të jetës së saj./tvklan.al

Комментарии

Информация по комментариям в разработке