Tv Klan - BE: Plan modern evropian për Asociacionin

Описание к видео Tv Klan - BE: Plan modern evropian për Asociacionin

Brukseli do të paraqesë një plan të ri për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Këtë e paralajmëroi zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano, i cili theksoi se Prishtina e Beogradi duhet të ndërmarrim veprime të shpejta për normalizimin e marrëdhënieve.

“Diskutimet e të dërguarit të posaçëm, Mirosllav Lajçak, gjatë fundjavës në Beograd dhe Prishtinë ishin të fokusuara në zbatimin e Aneksit të Ohrit. Nuk ka ndonjë qëllim që ai të zëvendësohet. U diskutuan propozime dhe ide të ndryshme, disa me shkrim dhe këto diskutime do të vazhdojnë. Kjo po ashtu përfshin edhe një propozim modern evropian për statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”.

Sakaq, Stano ka konfimuar se në Bruksel gjatë samitit të BE-së do të jenë të pranishëm kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Të dy liderët janë të ftuar të marrin pjesë në takimin për mbështetjen e dialogut në margjinat e takimit të Këshillit Evropian më vonë gjatë kësaj jave.

Ndonëse ende nuk është bërë publik plani i ri BE-së, ato vijnë si rezultat i konsultimeve që pesëshja e emisarëve të SHBA-së, Gjermanisë, Italisë, Francës dhe Gjermania zhvilloi në Prishtinë dhe Beograd, si përpjekje për të bindur palët për shtensionimin e situatës, pas ngjarjes së rëndë në Banjskë më 24 Shtator ku mbeti i vrarë polici, Afrim Bunjaku.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha të martën se është i gatshëm të zbatojë marrëveshjen e arritur në fillim të këtij viti në Bruksel dhe Ohër ndërsa akuzoi autoritetet në Beograd se po e shmangin marrëveshjen, e cila sipas tij çon në njohje de fakto të Kosovës nga Serbia.

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Email: [email protected]

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan  
Follow Tvklan on Instagram:   / rtvklan  
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Комментарии

Информация по комментариям в разработке