Policët dhe të “fortët” zaptojnë godinat dhe oborret e çerdheve, kopshteve në Lushnje - Fiks Fare

Описание к видео Policët dhe të “fortët” zaptojnë godinat dhe oborret e çerdheve, kopshteve në Lushnje - Fiks Fare

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së mërkurës zaptimin e kopshteve dhe çerdheve në qytetin e Lushnjes nga ish-policët dhe të “fortët”. Në redaksinë e emisionit investigativ mbërritën informacione se disa godina dhe oborre të kopshteve dhe çerdheve në qytetin e Lushnjes janë zaptuar.

Pas kësaj ankese, grupi i Fiksit udhëtoi në Lushnje, për të parë se ku ishin zaptuar këto prona.

Fillimisht, shkuan në lagjen “Loni Dhamo”, ku është një ish - çerdhe e ndërtuar para vitit ’90. Është një godinë dy katëshe, ku tashmë jetojnë familjarë. Godina është përballë shkollës “Kongresi i Lushnjes”. Disa metra më larg, është një tjetër godinë dykatëshe në lagjen ‘Skënder Libohova”. Edhe kjo godinë është uzurpuar nga familjarët.

Fiksi shkoi edhe te kopshti nr.2, në lagjen “Çlirimi”, te adresa që na dërgoi denoncuesi se ishte zaptuar. 3 nga 4 anët e oborrit ishin private. Madje është bërë edhe një bahçe në murin e kopshtit. Gjithashtu edhe një shtëpi 1-katëshe. Gazetarët biseduan me dy nga edukatoret e kopshtit nr.2 në Lushnje. Njëra thotë se ajo ka qenë në kopsht në atë godinë dhe i gjithë ka qenë çliruar. I kanë zënë disa vite më parë.

Fiksi bisedoi edhe me z. Muharrem Sharka, drejtor i Kopshteve dhe Çerdheve në Lushnje. Ai pranon se oborri i Kopshtit Nr.2 është zaptuar nga 3 anët, teksa shton se ka ndodhur kur shteti nuk funksiononte.

Fiks fare është nje program i gazetarisë investigative i cili transmetohet per publikun e gjerë nga e hëna në të premte në orën 20:10 në Top Channel.Një emision kritik dhe problemor, i cili nëpërmjet humorit dhe satirës denoncon dukuri negative të jetës sonë si korrupsioni, vjedhjet, shkeljen e ligjeve nga ana e zyrtarëve, shkeljen e të drejtave të njeriut etj."Fiks Fare" nisi transmetimin në 19 dhjetor 2002. është i pari emision me thyerje tabuje në praktikën gazetareske."Fiks Fare" u krijua si një domosdoshmëri e mungesës së emisioneve të këtij lloji në mediat tona, për të kontribuar sadopak në zgjedhjen e halleve dhe problemeve që përballon vendi në ketë tranzicion të gjatë. "Fiks fare" ka ngritur dhe realizuar probleme të mëdha, të cilat kanë ndikuar jo vetëm në opinionin publik shqiptar, por edhe në sektore të caktuar, duke I vënë në lëvizje dhe duke dhënë zgjidhje."Fiks fare" sot funksionon si një institucion ku njerëzit denoncojnë të gjitha padrejtesitë që u bëhen dhe ku rrefejnë problemet e tyre.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#FiksFare#TopChannel

Комментарии

Информация по комментариям в разработке