“Edi Rama mirë se vjen ku ka shqiponja folenë”, kryeministrin e presin me iso në Lumin e Vlorës

Описание к видео “Edi Rama mirë se vjen ku ka shqiponja folenë”, kryeministrin e presin me iso në Lumin e Vlorës

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Vlorë, ku ka parë nga afër rrugën e re përgjatë Luginës së Lumit të Vlorës, ku ka përfunduar segmenti i parë e ka nisur segmenti i dytë, i rrugës prej 100 km. Ky aks shumë kapilar nis nga By Pass-i i Vlorës dhe del në bregdet, në Qeparo.

Korridori i ri turistik e bujqësor, lidhet me degëzimin Gusmar – Kuç dhe del në Tepelenë, duke integruar ofertën turistike të dy zonave të mahnitshme të Shqipërisë.

Kryeministri është takuar me banorë të zonës, shumë prej tyre duke e përgëzuar për ndërtimin e kësaj rruge. Por nuk ka munguar as iso-ja e famshme labe për të përshëndetur kreun e qeverisë.

Комментарии

Информация по комментариям в разработке