Top News/ Ushtria, 50 metra larg kufirit / Serbia i përgjigjet Kurtit: Ndalëm kontrabandën e drurit

Описание к видео Top News/ Ushtria, 50 metra larg kufirit / Serbia i përgjigjet Kurtit: Ndalëm kontrabandën e drurit

Ministria serbe e Mbrojtjes ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti se forcat e ushtrisë serbe janë afruar rreth 50 metra afër kufirit në ditën e shtunë, duke thënë se “autoritetet e sigurisë”, kanë ndërprerë “kontrabandën e dreurëve të prerë ilegalisht”. Në një deklaratë të lëshuar të dielën, autoritetet serbe kanë akuzuar Kurtin për “vazhdim të fushatës dezinformuese kundër ushtrisë dhe forcave serbe të sigurisë”. “Në postimin në rrjetet sociale shihen pjesëtarët e forcave të armatosura të Serbisë në zonën e sigurisë tokësore duke kryer detyra të rregullta për sigurimin e linjës administrative, në përputhje me marrëveshjet ushtarako-teknike dhe të gjitha marrëveshjet e tjera të nënshkruara”, është thënë në njoftim. Mes të tjerash është përmendur që ushtarët që shihen nëpër foto kanë qenë duke parandaluar kontrabandën. “Autoritetet e sigurisë me aktivitetet e tyre kanë ndalur aktivitetet ilegale të transportit të lëndëve drusore në territorin e Kosovës, ndërsa hajdutët janë larguar duke hyrë në Kosovë”, është thënë në reagim. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të shtunën mbrëma se Serbia ka provokuar sërish, “duke lëvizur trupat e saj rreth 50 metra afër vijës kufitare me Kosovën”, më saktësisht afër Komunës së Kamenicës. Duke shpërndarë disa foto në Facebook, Kurti tha se trupat ushtarake serbe janë larguar pasi kanë vërejtur se autoritetet e Kosovës kanë filmuar veprimet e tyre.“Qeveria e Republikës së Kosovës ka bërë investime të paprecedenta në ngritjen dhe përmirësimin e kapaciteteve të strukturave të inteligjencës, sigurisë dhe mbrojtjes, të cilat janë të gatshme për të parandaluar çdo kërcënim ndaj integritetit territorial dhe sovranitetit të shtetit tonë”, tha kurti. Kosova dhe Serbia ndajnë një vijë kufitare të gjatë rreth 350 kilometra. Mbi 60 për qind e kësaj vije përfshin komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe. Një pjesë e mirë është zonë me terren të vështirë, të pabanuar. Dy vendet e kanë arritur marrëveshje për menaxhim të integruar të kufirit në dhjetor të vitit 2011. Për Kosovën vija kufitare është kufi, për Serbinë vijë administrative. Për sigurinë e kufijve të Kosovës me Serbinë është përgjegjës KFORi ndërsa për pjesën tjetër të vijës kufitare Policia e Kosovës. Megjithatë, sipas një vendimi të vitit 2014 të komandantit të atëhershëm të KFOR-it, Policia mund të patrullojë në vijën kufitare Kosovë-Serbi deri 1 kilometër afër vijës ndarëse.

PAmje:AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#TopNews#Kosovë#Kurti

Комментарии

Информация по комментариям в разработке